Arsenali rikthehet në krye të Premier Ligës pas fitores ndaj Aston Villas
Arsenali ka triumfuar në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier. Me fitoren 4:2, Arsenali është rikthyer në krye të tabelës së Premierligës, duke i dhënë fund formës së dobët. Pas vetëm pesë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Ollie Watkins, që u asistua […]
Arsenali ka triumfuar në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.
Me fitoren 4:2, Arsenali është rikthyer në krye të tabelës së Premierligës, duke i dhënë fund formës së dobët.
Pas vetëm pesë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Ollie Watkins, që u asistua prej Matty Cash.
Por, Arsenali nuk u dorëzua dhe shumë shpejt arriti të barazojë shifrat në 1-1 me Bukayo Saka në minutën e 16-të.
Megjithatë, klubi anglez Aston Villa rifitoi epërsinë në minutën e 31-të, kur Philippe Coutinho shënoi një gol të shpejtë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-1 për Aston Villan, ndërsa në të dytën pati edhe tri gola të tjera.
Ishin Topçinjtë që shënuan duke barazuar në 2-2 me anë të Oleksandr Zinchenko.
Lideri i Premier Ligës nuk u dorëzua dhe shënoi golin e tretë falë autogolit të Emiliano Martinez në minutën e 90+3, pasi gjuajtja e Jorginhos goditi traversën, topi nga prapa goditi argjentinasin dhe hyri në rrjetë.
Lojtarët e Mikel Artetës nuk u ndalën me kaq dhe në sekondat e fundit të takimit shënuan edhe të katërtin me anë të Gabriel Martinellit (90+8), i cili u asistua nga Fabio Vieiras.
Pas javës së 23-të, Arsenali tashmë është rikthyer në vendin e parë me 54 pikë, tri më shumë se Man City që përballet me Nottingham nga ora 16:00, ndërsa në xhiron e 24-të Topçinjtë do të kenë punë me Leicesterin.















