Art n’tela dhe jo vetëm

Yllka Hashani është ajo e cila i jep zë një forme të re të artit, atij në tela. Se si realizohet ajo dhe jo vetëm, tregon Hashani për Portalin Dukagjini

Aksesorë

Të krijuar, e për të krijuar janë njerëzit. Si të tillë, imagjinata dhe kreativiteti janë pjesë e secilit prej nesh dhe, rrjedhimisht, produktet që dalin nga të dyja ndonjëherë tregojnë më shumë për ne sesa do të flisnim ne për veten.

Art n’tela është definicioni i shprehjes së famshme “Arti nuk njeh formë”. Delikate, unike dhe jo të zakonshme janë punimet e dorës që sjell Yllka Hashani.

Në një intervistë për Portalin Dukagjini, Hashani ka treguar se ndonëse një material i rëndomtë, ajo çka ka arritur të realizojë me të rezulton në aksesorë dhe njëherësh në një formë arti të riciklimit.

“Faqja @art_ntela ka qenë ide shumë spontane, emri ka shpjeguar më së miri punën se çka unë e kam realizuar. Kam dëshiruar që të shfaq te njerëzit se si një material jo shumë i vlefshëm monetarisht, po as i veçantë në pamje të parë, mund të shndërrohet në diçka të bukur dhe të përdorshme si aksesor”, ka treguar Hashani.

Thuhet se brushat janë shprehja më e mirë e një artisti, por Yllka tashmë numëron rreth 8 vjet që përpos pikturës, ka filluar të eksperimentojë edhe në forma të tjera.

“Si fillim, kam nisur të punoj me tela prej dashurisë së madhe për aksesorët dhe dëshirës për të shfaqur kreativitetin diku tjetër përpos pëlhurave dhe letrave në të cilat kam pikturuar për shumë vite. Ngase për një artist, mënyrat e reja të shfaqjes së kreativitetit janë një plotësim i madh shpirtëror. Edhe pse unë kam filluar me artin që e vogël, ka rreth 8 vjet që eksperimentoj në lloje të ndryshme të artit si kaligrafia, portretet, pikturat, vizatimet miniatur, muralet e së fundmi edhe arti në tela”, tregon Hashani.

Se cila është ndër veprat e preferuara që ka realizuar tani, ajo tregon se është e ashtuquajtura “barbed wire”, një përshtatje e stilit “emo” dhe “punk”. Ndërsa çfarë do të përgatitë në vazhdim, tregon vetë ajo.

“Barbed wire”

“Së fundmi kam filluar të punoj në një ide më interesante ku përdoren kapset e letrave ‘paperclips’, për të krijuar një lloj meshe në stilin e vjetër të thurjes së mburojave ushtarake ‘armor mash’ nga e cila do të vijnë shumë dizajne të ndryshme aksesorësh si vathë, zingjir qafe, rrip dhe produkte të tjera shumë interesante dhe kreative”, tregon ajo.

Ndonëse duket se ka një kohë të gjatë që i punon, “art n’tela” nuk është e vetmja fushë e artit në të cilën Yllka Hashani tregon aftësitë e saj.

Një ndryshim i sjellë nga ajo nuk mungoi as në fustanin e veshur në mbrëmjen e maturës. Duke rikthyer lavdinë e piratëve, Hashani tregoi se “art n’tela” dhe pëlhurat mund të realizojnë një duo të shkëlqyer.

Hashani ka thënë se çka pret nga “art n’tela” është mundësia e të shfaqurit kreativitetin pa limite dhe të zbulojë më shumë për veten përgjatë këtij procesi.

Ndonëse artikulli planifikohej t’i kushtohej artit të riciklimit, aftësia e Hashanit në pikturë nuk ka si të mos përmendet.

Ajo që merr vëmendjen nga puna në pëlhurën e saj është një pikturë përmes së cilës tregohen format e ankthit.

“Kjo pikturë si inspirim e ka pasur secilin akt ose ndodhi që i sjell njerëzit deri tek ankthi ku për të pikturuar kam marrë mendimet e njerëzve të tjerë. Duke e ditur që ankthi është i pranishëm sot, doja të bëja diçka për t’i inkuadruar edhe njerëzit tjerë, jo vetëm eksperiencat edhe ndjenjat e mija. Gramafoni nënkupton qysh muzika edhe arti në përgjithësi janë i vetmi helm për këto ndjenjat e këqija që na çojnë drejt ankthit edhe problemeve të tjera psikologjike”, ka treguar Hashani.

Se do të vazhdojë të merret me art, për këtë nuk ka dyshim dhe as për faktin se më shumë artistë i nevojiten botës. Më shumë ngjyra në muralin e diversitetit.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika