Artan Kurti, shqiptari i parë që merr një nga postet kyçe në policinë sekrete të Malit të Zi
Qeveria e Mali të Zi, të premten e 22 korrikut, ka marrë vendim të emërojë inspektor të përgjithshëm të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Artan Kurtin. Artan Kurti është i diplomuar në Fakultetin Juridik në Sarajevë dhe që nga shkurti i vitit 2022, inspektori i përgjithshëm i Agjencisë për Siguri Kombëtare ka ushtruar profesionin e […]
Qeveria e Mali të Zi, të premten e 22 korrikut, ka marrë vendim të emërojë inspektor të përgjithshëm të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Artan Kurtin.
Artan Kurti është i diplomuar në Fakultetin Juridik në Sarajevë dhe që nga shkurti i vitit 2022, inspektori i përgjithshëm i Agjencisë për Siguri Kombëtare ka ushtruar profesionin e avokatit, raporton “Malësia”.
Ndryshe, Kurti është shqiptari i parë që mban një nga postet kyçe në policinë sekrete.
Roli i Artan Kurtit si inspektor i përgjithshëm i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) është kontrolli i brendshëm i ANB-së.















