Artea Bajri sjell këngën Hustler’s Game

Artea Bajri është artisja e re muzikore e cila ka sjellur këngën e saj të titulluar Hustler’s Game. Bajri ka qenë e ftuar në emisionin e sotënm në ‘Drive on D’ në Radio Dukagjin me Donika Hysenin dhe Mirdon Pacollin





Artea Bajri ka qenë e ftuar në “Drive on D” në Radio Dukagjin dhe ka folur më shumë rreth këngës së saj të fundit, e cila titullohet Hustler’s Game.

Ajo ka treguar se kënga është inspirim nga gjeneratat e reja, me anë të së cilës paraqet mënyrën e qasjes së shoqërisë sonë ndaj virtualitetit.

“Kënga përshkruan personat që janë të inspiruar dhe vetë motivuar, gjithashtu me anë të saj kam synuar ikjen nga diskriminimet që kemi pasur”, ka thënë ajo.

Tutje Bajri ka treguar se deri në pranverën e vitit të ardhshëm do të sjellë një projekt të ri, që është më ndryshe nga ky i fundit.

“Deri në pranverën tjetër ka me pas diçka të re, është diçka më ndryshe dhe shpresoj që ka me ju pëlqy, është bashkëpunim me vetën”, ka deklaruar ajo.

E pyetur se ku e gjen inspirimin për realizimin e këngëve, Bajri tregoi se bazohet në ndodhitë dhe situatat që i ndodhin në përditshmëri.

Bajri njëashtu ka bërë të ditur se është edhe videoeditore, punë kjo të cilën e bën që tri vite.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika