Arteta: Kur të largohem nga Arsenali një ditë, do të kthehem pas dhe do të them se kemi kaluar kohë të mira

Arteta ka pranuar se Arsenali krijoi një mundësi të jashtëzakonshme për veten, për të penguar monopolin e ligës së City-t, ndërkohë që pranoi se ekipi i tij është më përpara në zhvillimin e tyre sesa pritej.

Në një intervistë ekskluzive për SKY SPORT, Arteta ka thënë se rrugëtimi i Arsenalit këtë sezon ishte mjaft kërkues.

“Ka qenë një sezon i gjatë dhe padyshim që ka ndodhur shumë, sepse janë 10 muaj e gjysmë ose 11 muaj përgatitje, sepse ka një Kupë Bote në mes. Ka qenë shumë emocionuese se sa larg kemi arritur dhe pozicioni në të cilin jemi ende sot. Ka qenë vërtet emocionuese, por ka qenë vërtet kërkuese për sa i përket energjisë dhe punës me siguri…Ka momente të vështira, sigurisht që janë; ka shumë orë, shumë kërkesa dhe të gjithë jemi perfeksionistë. Dua të nxjerr më të mirën nga çdo situatë, dhe kjo është e ndërlikuar. Por në përgjithësi, mendoj se është shumë e kënaqshme”, ka thënë ai.

Arteta vlerëson se ekipi i tij ishte mjaft i disiplinuar këtë sezon dhe se të njëjtit i kishin të qarta objektivat që donin të arritnin.

I pyetur për “lamtumirat” që do të japë me disa nga lojtarët e ekipit, e një ndër ta edhe shqiptari Granit Xhaka, Arteta thotë se ka një plan se çfarë do të veprojë.

“Plani i parë është të shikohem në pasqyrë dhe të pyes veten se çfarë mund të bëj më mirë? Çfarë mund të bëj ndryshe? Si mund të stimuloj lojtarët të japin atë që nevojitet në fushë? Dhe pastaj të shoh ekipin se a po nxjerrim më të mirën nga secili. Ne kemi lojtarë vërtet të mirë, por a e kemi nxjerrë më të mirën e tyre? Në Evropë nuk ka lojtarë si Saka, Martinelli, Martin…por kjo nuk do të thotë se është kulmi…A ka gjëra që ata duhet të përmirësojnë? Po, ka. Ne duhet të kërkojmë në atë drejtim.

Se cilat pjesë i shijoi më shumë Artreta gjatë sezonit, ai ka një listë.

“Bazat e përditshme me ta, të jetuarit me ta, duke përjetuar gjëra të bukura së bashku. Duke kaluar momente të vështira së bashku. Duke ardhur në këtë ndërtesë dhe duke pasur njerëzit përreth meje, me energji të mirë dhe të buzëqeshur dhe të ndihem krenar që punoj me ta çdo ditë. Kjo është. Në momentin që një ditë do të largohem nga kjo derë dhe do të kthej kokën pas dhe do të vij këtu, do të them se kemi kaluar kohë të mira. E dini, ishte, ishte kënaqësi të punoja këtu. Ishte kënaqësi, ishte sfiduese, ishte frymëzuese dhe ia vlenin të gjitha sakrificat që bëjmë në jetën tonë për të vënë gjithçka që mundemi për të përmirësuar klubin.”, ka thënë ai.

Arsenali pritet të ndeshet pasditen e së dielës me Nottingham Forest.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika