Artistët e rinj, Arvaniti e Iliri, përformojnë në Radio Dukagjini

Sonte në emisionin “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin, në Radio Dukagjini, kanë përformuar dy artistë të rinj të apasionuar pas muzikës, Arvanit Lota dhe Ilir Qorri

Foto ilustruese

Sonte në emisionin “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin patëm mundësinë të dëgjojmë muzikë live nga dy artistë të rinj.

Në studiion e Radio Dukagjinit të ftuar ishin dy artistë të rinj të apasionuar pas muzikës, Arvanit Lota dhe Ilir Qorri.

Lota deklaroi se me muzikën ka histori të gjatë. Ka përfunduar shkollën e muzikës 8 vjeçare për violinë, shkollën e mesme për këndim 3 vjet, teksa tash vijon fakultetin e muzikës.

Qorri në anën tjetër theksoi se me muzikë mirret qysh nga klasa e tetë, për të vazhduar me shkollimin e mesëm të fokusuar në kontrabas, fokus të cilin e ka edhe në fakultet duke studiuar për kontrabas. Ai dkelaroi se gjatë karantinës e ka shfrytëzuar rastin për ta mësuar vet kitarën, instrument me të cilin përformoi në Radio Dukagjini, e me të cilin e shoqëron në shumicën e rasteve Arvanitin kur bëjnë muzikë së bashku.

Lota bëri të ditur se tash e 7 vite merret me muzikë nëpër dasma, deri vonë i pranishëm me violinë, teksa koëve të fundit edhe si këngëtar, si nëpër dasma ashtu edhe nëpër mbrëmje të ndryshme.

Qorri në anën tjetër theksoi se me pjesëmarrje në mbrëmje muzikore e dasma ka filluar këtë vit, por ende vazhdon të jetë më shumë i fokusuar pas studimeve,

Me muzikën e tyre artistët e rinj janë shumë prezent në rrjetin social Tik Tok, ku thonë se kanë pranuar shumë komente të mira dhe mbështetëse. Ata thonë se shpërndarje të coverave të tyre ka pasur edhe nga artistët e estradës sonë, si Labinot Tahiri e Shyhrete Behluli.

Për fund Lota bëri të ditur se një këngë e tij origjinale është duke u punuar, dhe pritet të publikohet së shpejti. Deri më tani ai ka vetëm një projekt origjinal, të titulluar “Lejla”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika