Artisti i ri, senzacion i TikTok-ut përformon në Radio Dukagjini

I ftuar sonte në emisionin “Super Trend” ishte artisti i ri dhe shumë i talentuar, Faton Qerimi.

Qerimi ka arritur një sukses të mahnitshëm me publikimin e përformancave të tij në TikTok, duke marrë qindra mijëra shikime, me covera të këngëve të njohura shqipe. Disa covera të tillë ai i përformoi edhe në studion e Radio Dukagjinit, në kuadër të emisionit “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin.

Ai thotë se e kanë përkrahur qysh në fillim tiktok-erët shqiptarë që kishin shumë ndjekës, duke i ndihmuar të arrijë një prezencë në aplikacionin shumë të famshëm. Qerimi deklaron se nuk ndjek trende, por mundohet t’i krijojë ato. Rikthen tek publiku këngë me të cilat jemi rritur e i kemi harruar, duke bërë kështu një lloj falendërimi për artistët që i kanë punuar ato.

Thotë se momentalisht përformancat e tij i publikon vetëm në TikTok, teksa deklaron se në Instagram është i fokusuar t’i publikojë projektet origjinale të tij në momentin kur do t’i lansojë.

Qerimi thekson se këngëtarët tanë janë të afërt me ata që rikrijojnë këngët e tyre dhe ua mbajnë ato gjallë, duke i cilësuar zemërgjerë në këtë aspekt. Lidhur me këngët që i rikrijon dhe mënyrën se si i zgjedh ato, Qerimi deklaroi se e kultivon vetëm muzikën që atij i pëlqen, andaj nuk bën covera të këngëve dhe muzikës që nuk i pëqen, pa marrë parasysh sa e kërkon publiku këtë.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika