Artisti nga Shqipëria përformon në Radio Dukagjini

E marta e muzikës live në “Super Trend”, solli në studion e Radio Dukagjinit një artist të ri nga Shqipëria

Elnori nga Kukësi i Shqipërisë, përformoi me kitarën e tij në emisionin “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin, covera të këngëve të ndryshme, të cilat janë pëlqyer shumë në rrjetet sociale.

Artisti shqiptar deklaroi se tash e 5 vite publikon në Instagram video të ndryshme, fillimisht covera vetëm me kitarë pa këndim, pastaj më vonë ka filluar postimi i videove me vokal. Ai thekson se nuk ka një bend, pasi nuk ka mundur të formojë një duke qënë i zënë me shkollë dhe punë.

Coveri më i pëlqyer që ai ka publikuar deri më tani thotë të jetë kënga e Sinan Vllasasliut – Sa shumë vite, e cila ka marrë rreth 800 mijë shikime.

Kosovën thotë se e viziton shumë shpesh, kur është duke qëndruar në Kukës, të paktën një herë në dy javë. E për vendlindjen e tij Kukësin thotë se është një qytet që ka pjesën kulturore pikën më të fortë, pasi i ka ruajtur traditat, teksa bukuritë natyrore janë më të spikaturat.

E megjithatë kur bëhet fjalë për të rinjt. Elnori thotë se është problem, pasi qyteti nuk ka zhvillim të qëndrueshëm, dhe nuk ofron ambiente që të rinjtë të zhvillohen. Thekson se Kukësi është pjesa më e lënë pas dore për çështje politike. E përshkruan si vend të qetë, me shkallë të ulët të krimit, por që të rinjtë detyrohen të largohen për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

Të fundit nga rubrika