Pas propozimit të parë nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit për Albulna Haxhiun e cila nuk mori votat e mjaftueshme, Glauk Konjufca nga kjo parti ka propozuar Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.

As Donika Gërvalla nuk mori votat e mjaftueshme.

Për votuan 57 deputet, kundër 56 ndërsa tre abstenuan.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari, pas dështimit edhe të Gërvallës, ka ndërpre seancën.

‘Kandidatja e propozuar nuk ka kaluar, për sot ndërpritet seanca, shihemi me 22 gusht në orën 11’’, ka thënë Dehari.

Albulena Haxhiu sërish dështon të bëhet kryetare e Kuvendit