As këtë vit e as më 2023 nuk ka shpresë për renovimin e Kullave të Jasharëve

Kullat e Jasharëve nuk pritet të renovohen para vitit 2023, këtë e ka bërë të ditur drejtori  i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, i cili ka thënë se nuk ka mundësi që të përshpejtohet ky proces. Ndërsa, Bekim Jashari është shprehur pesimist për këtë proces, ku ka thënë se ka gjasa që të mos fillojë as më 2023

Kullat e Jasharëve

“Dashtë Zoti që në vitin 2023 të fillojnë punimet në Kullat e Jasharëve”.

Këto janë fjalët plot pesimizëm të Bekim Jasharit, të birit të heroit kombëtar Hamëz Jashari, kur pyetet për mundësinë e renovimit dhe konservimit të Kullave të familjes së tij, që i dhanë të gjitha për Kosovën.

Sipas Bekim Jasharit, hera e fundit kur është intervenuar në Kompleksin e Jasharëve, nuk kishte qenë nga institucionet e Kosovës, por këtë e kishte bërë një donator nga Turqia, i cili në mënyrë vullnetare kishte investuar për ta rregulluar kompleksin e familjes Jashari.

”Mos të merri me fjalë, por me vepra, sepse ky proces është duke mospërfunduar. Ky proces po rikthehet në piken zero nga ndërrimi i qeverive”, ka thënë Bekim Jashari për Portalin Dukagjini.

Tutje, ai ka treguar se çfarë i kishin deklaruar qeveritarët, duke i thënë se “nuk duhet të kursehet asgjë kur është puna për kullën e Adem Jasharit”. Por, për nipin e tij, Bekim Jashari, ky projekt nuk është duke u trajtuar me prioritet.

Bekim Jasharit, i biri i heroit kombëtar Hamëz Jashari

“Po shpresoj që ky komitet ndërministror që ta marrë shumë seriozisht, dhe të vazhdojnë me punët, të cilat janë të domosdoshëm për ruajtjen e Kullave, se përndryshe mund të pendohemi nesër, dhe do të na gjykojnë brezat e ardhshëm”, ka përfunduar Jashari.

Edhe drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, nuk ka dhënë shpresa se punimet mund të fillojnë para pranverës së vitit 2023.

Ai ka bërë të ditur se komuniteti ndërministror e kishte caktuar një komision të ekspertëve për ekzaminimin e gjendjes së Kullave, të cilët kanë pasur edhe për detyrë hartimin e detyrës projektuese për konservimin dhe renovimin e Kullave të Jasharëve.

Kulla e Jasharëve Archives - Korrespodenti
Kullat e Jasharëve

Sipas Zogajt, ekspertët nga Fakulteti Teknik, kishin evidentuar gjendjen e të gjitha kullave, ku kishin konstatuar se “kullat nuk rrezikojnë të shemben, por mund të ketë dëmtime sipërfaqësore, dhe për këto vite ato nuk janë të rrezikuara nga shembja përveç në Kullën Hamit dhe Sala Jasharit, ku ishte dashur që të intervenohej në mënyrë urgjente që të evitohej rreziku nga shembja”.

Kullat e Jasharëve

Zogaj ka thënë se kompleksit të Jasharëve duhet t’i ruhet identiteti i tyre, në mënyrë që sa më mirë ta përfaqësojnë historinë e lavdishme të tyre dhe të sakrificës për liri.

“Ky projekt është realizuar në atë formë që të ruhet autenticiteti duke i shikuar videot, fotografitë, rrëfimet etj”, ka thënë ai për Portalin Dukagjini.

Po ashtu, ai ka theksuar se në këtë projekt nuk përfshihen vetëm kullat e Jasharëve, por i gjithë kompleksi, dhe kjo sipas tij, e bënë këtë projekt gjigand.

“Ky komision ka kërkuar kohë që deri në fund të dhjetorit të viti 2022 që ta kryejnë detyrën projektues, por ata kanë premtuar së këtë projekt do ta sjellin deri në fund të qershorit pasi e kanë intensifikuar punë e tyre në ketë projekt”, ka treguar Zogaj.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj

Tutje, ai i ka sqaruar procedurat sesi do të vlerësohet detyra projektuese. Sipas tij, ajo  “do të kalojë në procedurat e tenderimit e më pastaj do të përzgjidhet kompania, e cila do ta kryejë punën në bazë të detyrës projektuese”.

Kjo detyrë projektuese do të prezantohet te komuniteti ndërministror me dy korrik të vitit 2022, dhe nëse e merr miratimin, punimet ka të ngjarë që do të procedohen në pranverën e vitit 2023.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika