Asambleja Kombëtare e PS, Rama: Nuk kemi në plan ndryshime, por riorganizim të partisë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në takimin e detyrueshëm të Asamblesë së Partisë Socialiste, i organizuar në periferi të Tiranës. Ai theksoi se në këtë Asamble nuk do të ketë ndryshime, por se do të bëhet një analizë të situatës ku ndodhet partia

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në takimin e detyrueshëm të Asamblesë së Partisë Socialiste, i organizuar në periferi të Tiranës.

Në një prononcim për mediet pas zbritjes nga autokolona, Rama theksoi se në këtë Asamble nuk do të ketë ndryshime, por se do të bëhet një analizë të situatës ku ndodhet partia.

“Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi mbledhur këtu për të bërë një analizë dhe për të ndërmarrë veprime të tjera. Fjala ndëshkim nuk i shkon organizmit të një familje politike, riorganzimin edhe lëvizje në funksion të bërjes sa më mirë të punës”, tha Rama.

Rreth 400 anëtarët e Asamblesë, përfshi kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetët do të jenë pjesë e takimit të sotëm me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS.

Në një njoftim gjatë ditës së djeshme, anëtarëve iu komunikua se pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara./TopChannel

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika