Asambleja Parlamentare e NATO-s publikon mesazhin e Presidentes Osmani për 8 Marsin
Me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas, Asambleja Parlamentare e NATO-s, ka ftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që të ndajë një mesazh për gratë dhe vajzat në mbarë botën. Osmani, e cila është laureate e çmimit “Women for Peace and Security Award 2025”, në mesazhin e saj thekson rëndësinë e lidershipit të grave në […]
Me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas, Asambleja Parlamentare e NATO-s, ka ftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që të ndajë një mesazh për gratë dhe vajzat në mbarë botën.
Osmani, e cila është laureate e çmimit “Women for Peace and Security Award 2025”, në mesazhin e saj thekson rëndësinë e lidershipit të grave në ndërtimin e shoqërive më paqësore dhe më të qëndrueshme.
Ajo vlerëson rolin e grave në forcimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë, duke theksuar se përfshirja dhe udhëheqja e tyre janë thelbësore për një të ardhme më të sigurt.
Përmes këtij mesazhi, NATO ka ftuar publikun që në këtë ditë të festojë gratë që udhëheqin, frymëzojnë dhe kontribuojnë në ndërtimin e një bote më të sigurt.















