Asambleja Parlamentare mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Krasniqi

"Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë. Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën".

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili u ka shprehur mirënjohje të gjithë atyre që kanë punuar për këtë sukses të Kosovës.

Veçanërisht, Krasniqi ka falënderuar deputetin rumun, Iulian Bulai.

“Me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë. Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën. Veçanërisht, e falënderoj mikun tim, Iulian Bulai, deputetin rumun, i cili si kryetar ne APKE i grupit të ALDE-s, anëtare e se cilit është edhe PDK, bashkë me deputetët e grupit tonë, ka kontribuuar ne çdo hap të këtij procesi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Tani, me optimizëm, angazhim dhe lobim, presim votimin final të Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet pas një muaji”.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika