Asamblisti më i votuar i LVV-së në Junik kundërshton koalicionin me AAK-në

Asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Junik, Lulzim Gacaferi dhe kandidati i LDK-së për kryetar, Ruzhdi Shehu, thonë se pak ditë para koalicionit AAK-VV, në shtëpinë e tij, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar, Jetmir Tefaj, ishte pajtuar për koalicion me LDK-në, por befasisht dje doli me njoftimin për koalicion me AAK-në. Koalicioni që nuk po mbështetet nga Gacaferi i Vetëvendosjes është përcjellë në heshtje dhe pa kundërshtime brenda AAK-së edhe në nivel qendror

Disa ditë para se ta nënshkruajë marrëveshjen për koalicion me AAK-në, pretendohet se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Junikut, Jetmir Tofaj, në shtëpinë e tij e kishte bërë për hajër koalicionin me LDK-në.

Kjo thuhet, jo vetëm nga kandidati i LDK-së, dhe kryetari aktual, Ruzhdi Shehu, i cili ishte mysafiri kryesor, por edhe nga vetë asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Junik, Lulzim Gacaferi.

Gacaferi që ishte i pranishëm në këtë takim madje kishte dakordim edhe për ndarjen e drejtorive, dhe më pas është çuditur me marrëveshjen qe erdhi me AAK-në, të cilën e kundërshton.

Sipas tij, pajtimi i kryesisë së Degës ne Junik marr me një bisedë të shpejtë online përmes Zoom-it nga Tefaj, dhe thotë se atë ditë janë gjendur para aktit të kryer në një takim me nivelin qendror të partisë, ku ishin të pranishme disa figura të rëndësishme.

“Ka qenë kryetari aktual i Junikut Shehu, dhe djali i tij Visari, në fakt aty është diskutu për shumë gjëra rreth komunës së Junikut dhe qeverisjes së përbashkët, në fakt ashtu siç e ka traditë Junikasi, aty është bërë koalicioni duke i përzgjedhur kryetari i nderuar edhe drejtoritë të cilat ai i ka paraparë që ne LVV t’i menaxhojmë në këtë rast duke e marr edhe kryesyesin, aty është bërë edhe për hajër po ua them edhe e ngriti dorën se kur të ja jepi dorën Agron Kuçit dhe Aleancës tha do ta këpusë këtë dorë tha nuk do t’i japë votë kurrë, kandidati i Vetëvendosjes, po kandidati i Vetëvendosjes”, ka deklaruar Gacaferi.

Në balotazh Gacaferi thotë se nuk do ta mbështesë marrëveshjen e partisë.

“Ne do të mbesim ata që thash, neutral, qytetarët e Junikut e dijnë se kë duhet me e votu, e dijnë se kë kanë me sjellë në komunën tonë kështu që ne po presim ta shikojmë se si rrjedhin gjërat, po”, ka deklaruar Lulzim Gacaferi – Asamblist i Vetëvendosjes.

Edhe Ruzhdi Shehu i LDK-së kishte menduar se marrëveshja me Vetëvendosjen ishte punë e kryer, pa e paramenduar se pak ditë më vonë do ta ketë kundërshtare bashkë me AAK-në.

“Megjithë ato kërkesat ne jemi ra në parim jemi patju pastaj pas qëndrimit tjetër ne kemi pritur vetëm me nënshkru zyrtarisht me bo nënshkrimin e marrëveshjes, ajo nuk ka ndodhur, sigurisht ato janë arsyet e tij nuk e di”, ka deklaruar Ruzhdi Shehu – Kandidat i LDK-së për kryetar të Junikut.

Që ka pasur takim me LDK-në e konfirmoi edhe vetë Jetmir Tofaj por e mohoi se ka pasur marrëveshje, duke thënë se ka pasur takime me të dyja palët, dhe se në pajtim me nivelin lokal dhe qendror të partisë, ka vendosur që ta nënshkruaj koalicionin me AAK-në.

“Po jam takuar me të dyja palët që i bie që jam taku me akterët e AAK-së dhe LDK-së, po nuk ka pasur asnjëherë një marrëveshje sepse kjo ka qenë fazë e negociatave dhe marrjes së ofertave gjë që është normale në sistemin tonë demokratik, por vendimi pastaj meret në nivelet e kryesisë së degës”, ka deklaruar Jetmir Tofaj – Kandidat i LVV-së për kryetar të Junikut.

Edhe AAK nuk është kursyer nga kritikat sepse kanë shprehur qëndrime e akuza shumë të ashpra e radikale ndaj Vetëvendosjes, dhe kryetarit Albin Kurti.

Bartësi i stafetës së koalicionit, Agron Kuçi, tha se marrëveshja është bërë me dijeninë e udhëheqësisë së nivelit të lartë, për interes të qytetarëve dhe në përputhje me statutin e partisë.

“Unë i kam njoftu, për objektivin tonë, për zhvillimet në komunë të Junikut për mundësinë e koalicionit qeverisës dhe jo vetëm kryetarin Haradinaj por edhe kryesinë, Këshillin Drejtues, i kam njoftu me këto zhvillime. A kishte kundërshtim? Jo, jo as nuk ka pasur kundërshtim as pro as kundër kështu që i kemi njoftu, nuk ka pasur dicka tjetër”, ka deklaruar Agron Kuçi – Kandidat pët kryetar të Junikut, koalicioni AAK-VV.

Në raundin e parë më 12 tetor, i pari në garë në Junik ka dal Ruzhdi Shehu i LDK-së.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika