Para tri javësh, asamblistja e komunës së Prishtinës, Berna Saraçi, kishte kaluar nga Lëvizja Vetëvendosje në Partinë Demokratike të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, pretendonte se ish-asamblistja e tyre, Berna Saraçi, ka kaluar në PDK pa vullnetin e saj.

Këto akuza i kishte mohuar PDK-ja dhe vetë asamblistja në fjalë.

Tash pas tre javësh, ajo është rikthyer përsëri në Lëvizjen Vetëvendosje. Lajmin e bëri të ditur Gëzim Sveçla, i cili e publikoi një foto ku shihen Saraçi me kryeministrin Albin Kurti dhe asamblistin tjetër, Arianit Beqiri.