Asamoah tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare

Kwadwo Asamoah është lojtari që do të tërhiqet nga futbolli ndërkohë që ka 33 vjet. Asamoah, sukseset më të mëdha i arriti gjatë kohës që luajti për ekipin e Juventusit, ku për gjashtë sezone arriti të marrë gjashtë tituj të kampionit

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Interit, Udineses, Torinos dhe Cagliarit në Itali, Kwadwo Asamoah, ka njoftuar për tërheqjen nga futbolli në moshën 33-vjeçare.

Ai ka luajtur edhe te Bellizona në Zvicër si dhe te Liberty në Ganë.

Sukseset më të mëdha i arriti me Juventusin, ku për gjashtë sezone fitoi gjashtë tituj të kampionit, katër Kupa të Italisë dhe tri Suerkupa.

Për Juventusin luajti në 156 ndeshje në të gjitha garat. Shënoi pesë gola dhe bëri edhe 20 asistime.

Në vitin 2018, u largua si lojtar i lirë nga “Zonja e Vjetër”.

Gjashtë muajt e fundit të karrierës së tij në vitin e kaluar, ai i kaloi te Cagliari.

Asamoah tani pritet të bëhet agjent i lojtarëve.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika