Kryetari aktual i Junikut dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat tjetër, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se punët për përfundimin e projekteve të nisura janë duke vazhduar.

Shehu ka ndarë pamje nga punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugëve në lagjen “Gacaferi” dhe “Shtatë Shtatori” në Junik, njofton Dukagjini.

Shehu, mes tjerash, njoftoi se nga nesër do t’i vazhdojnë punime në të gjitha lagjet e fshatrat e Junikut.