ASHAK për Rexhep Qosjen: Personalitet i jashtëzakonshëm i kulturës shqiptare

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta në moshën 89 vjeçare të akademikut, studiuesit dhe shkrimtarit të njohur Rexhep Qosja, anëtar i kësaj akademie dhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

ASHAK-u u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Qosjes teksa bënë të ditur se lajmin e hidhur e morën gjatë një aktiviteti të përbashkët të organizuar në Tiranë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, njofton Dukagjini.

Mes tjerash, ASHAK e ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Qosjes, duke e cilësuar atë si një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës shqiptare.

“Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar”, thuhet në njoftim.

ASHAK shton se të dy akademitë, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, shprehin mirënjohje dhe vlerësim të lartë për kontributin e tij të pashlyeshëm në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe mendimit bashkëkohor shqiptar, si dhe për rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit ndërakademik në hapësirën shqiptare.

Në këto momente zie, të dy institucionet u shprehën ngushëllimet më të thella familjes Qosja, duke respektuar njëkohësisht dëshirën e tyre për privatësi.

“Të dy akademitë tona shprehin mirënjohje dhe vlerësim të lartë për këtë kontribut të pashlyeshëm në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe mendimit bashkëkohor shqiptar, si dhe për rolin e tij në forcimin e institucioneve akademike dhe të bashkëpunimit ndërakademik në hapësirën shqiptare. Në këto momente zie, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë u shprehin ngushëllimet më të thella familjes Qosja, e njëherazi duke respektuar plotësisht dëshirën e tyre për privatësi dhe qetësi në këtë kohë dhimbjeje për ta dhe për ne. Kujtimi, vepra dhe kontributi i akademik Rexhep Qosjes do të mbeten të përhershme në fondin e kulturës dhe shkencës shqiptare dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit tonë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika