Asistentja e akredituar e PE-së: Serbia duhet të sanksionohet

Asistentja e akredituar e Parlamentit Evropian, Federica Woelk, ka kërkuar që pa vonesë shtetet perëndimore t’i vendosin sanksione Serbisë

Federica Woelk, asistente e akredituar e Parlamentit Europian

Federica Woelk, asistente e akredituar e Parlamentit Europian, ka reaguar pas disa pamjeve të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ku shihen terroristët serbë duke u stërvitur në territorin e Serbisë.

Woelk ka kërkuar që pa vonesë shtetet perëndimore t’i vendosin sanksione Serbisë.

“Kjo është e pabesueshme! Tani vërtet duhet të vendosen sanksione ndaj Serbisë. Pa vonesë”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.

Mbrëmë, kryeministri Kurti ka publikuar disa pamje, të cilat, sipas tij, dëshmojnë stërvitjet e terroristëve serbë që vranë dhe kryen sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Në një positm në llogarinë e tij në “X”, Kurti ka thënë se terroristët ishin trajnuar katër ditë para sulmeve, në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe, Pasuljanske Livade.

Të tjera stërvitje, Kurti thotë se u zhvilluan në bazën e Kopaonikut.

Për sulmin në veri, kreu i ekzekutivit thotë se u bë nën mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika