ASK e gatshme për regjistrimin e popullsisë, të dhënat finale publikohen pas nëntë muajve

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati ka njoftuar se kanë mbetur vetëm 27 ditë nga fillimi i regjistrimit të popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), është e gatshme të fillojë procesin e regjistrimit të popullsisë që nis nga data 5 prill.

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati në konferencën me rastin e hapjes së Fushatës për Komunikim dhe Sensibilizim për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, tha se kanë mbetur vetëm 27 ditë nga fillimi i regjistrimit të popullsisë.

Ai tha se në këtë regjistrim do të përfshihet edhe diaspora.

“Fushata sensibilizuese preferohet të bëhet vetëm disa javë para regjistrimit të popullsisë. Na kanë mbetur vetëm 27 ditë nga regjistrimi i popullsisë. E kemi zënë trenin e fundit të vitit 2024, pasi ishte dhe pandemia. Sivjet janë tri shtete në botë që do të shkojnë në regjistrim të popullsisë, Gjeorgjia, Moldova dhe Kosova. Shtetet tjera e kanë bërë dhe disa nuk e kanë bërë siç është Bosnja e Hercegovina, pasi ka sfida. ASK-ja është e gatshme që të shkojë në regjistrim të popullsisë”, ka thënë Kastrati.

Tutje Kastrati tregoi se projekti për regjistrimin e popullsisë është i bazuar në Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe në dy rregullore.

Kastrati tutje ka theksuar se pyetësori do të bëhet publik së shpejti për të gjithë qytetarët dhe do të jetë online për t’i parë pyetjet.

“Për finalizimin e shumë aktiviteteve kontribut shumë të çmuar kanë dhënë përveç institucioneve vendore duke filluar nga Qeveria, ministritë dhe agjencionet dhe institucionet ndërkombëtare. Janë mbajtur dy takime të mëdha tërë javën ku kanë qenë të ftuar mbi 200 institucione apo përfaqësuar të tyre. ASK-ja i ka implementuar rekomandimet ndërkombëtare dhe ka një konsistencë nga regjistrimi i kaluar i vitit 2011 për shkak të krahasueshmërisë së pyetjeve. Tri objekte që do të regjistrohen: një është popullsia, ekonomitë familjare dhe të gjitha banesat, shtëpitë dhe objektet fizike që duken mbi tokë”, ka vijuar Kastrati.

Gjithashtu Kastrati theksoi se regjistrimi i popullsisë do të bëhet edhe për ata që jetojnë jashtë Kosovës, apo diaspora.

Kastrati po ashtu tha se të dhënat preliminare do të publikohen vetëm tre muaj pas kryerjes së regjistrimit ndërsa ato finale nëntë muaj pas regjistrimit të popullsisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika