ASK: Mbi 25 mijë familje përfitues të skemës së ndihmës sociale

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), ka nxjerrë një raport me statistika në të cilin thuhet se, gjatë muajit shkurt të këtij viti nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë e 811 familje me, gjithsej, 102 mijë e 333 anëtarë.

Ndërsa, nga skema për mbështetje materiale  të familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar, gjithsej, 2 mijë e 431 familje.

Në raport, thuhet, gjithashtu, se nga skemat pensionale të pensioneve në bazë të moshës, kanë përfituar 148 mijë e 20 persona, kurse nga skema e pensioneve kontributpagues të moshës janë 49 mijë e 746 përfitues.

ASK, tutje, bën të ditur se nga skema për pensionet familjare kanë përfituar, gjithsej, 3 mijë e 506 persona.

Nga skema për pensionet invalidore 69 përfitues, ndërsa nga skema për pensionet e Trepçës, gjithsej, 1 mijë e 990 përfitues.

Nuk janë vetëm këto kategori të përfituesve nga skemat sociale. Përfitues të pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës për muajin janar-shkurt ishin 1 mijë e 233 persona, ndërsa nga Forca e Sigurisë së Kosovës ishin gjithsej 630 përfitues.

Po ashtu, përfitues kishte edhe nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, përkatësisht, 13 mijë e 250 persona, kurse 37 mijë e 15 persona ishin përfitues nga skema për veteranët e luftës.

Nga skema e kompensimeve për personat e verbër për periudhën janar – shkurt të këtij viti ishin edhe 1 mijë e 725 persona të verbër dhe 17 mijë e 737 persona me aftësi të kufizuara.

Sipas ASK-së, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik kanë përfituar, gjithsej, 2 mijë e 697 persona.

ASK, bazuar në planin vjetor të statistikave zyrtare 2022, për “Statistikat e Mirëqenies Sociale” tanimë do të publikojë statistikat në baza mujore e jo siç publikonte deri më tani çdo tre muaj.

Në Kosovë janë braktisur 4 fëmijë gjatë muajve janar – shkurt, thuhet në raportin e ASK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika