ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të popullsisë

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon sot, duke përfshirë orare të zgjatura për të kapërcyer fluksin e fundit të regjistrimeve, ndërsa ASK-ja ka njoftuar se nuk ka rënie të madhe të numrit të popullsisë

Foto ilustruese

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet të publikohen brenda tre muajve.

Ylli Shala, menaxher i projektit në Agjencinë e Statistikave (ASK), ka theksuar se rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë, por që sipas tij, në Kosovë nuk ka shumë rënie të numrit të banorëve.

Shala ka potencuar se në ditën e fundit pritet të punohet me orar të zgjatur për të pritur fluksin e qytetarëve, të cilët ende nuk janë regjistruar.

Ai ka theksuar se ky proces ka qenë një nga projektet më të mëdha në vend dhe ka kërkuar angazhim të madh nga të gjitha palët pjesëmarrëse.

“Qëllimi i regjistrimit të popullsisë nuk është vetëm numri i popullsisë, brenda këtij regjistrimi marrim shumë informacione tjera të cilat kanë me qenë shumë të leverdishme për komunat, qeverinë, Kosovën për ASK-në, për shkak që kemi shumë indikatorë që nuk kemi mundur me i dërguar në Eurostat pa u kryer procesi regjistrimit”, ka deklaruar mes tjerash Shala për RTK-në.

Ai gjithashtu ka shtuar se teknologjia e përdorur mundëson daljen e rezultateve preliminare brenda muajit qershor dhe atë përfundimtar deri në fund të vitit.

Megjithatë, Shala u ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që ende nuk janë regjistruar, duke potencuar se mosregjistrimi do të ndëshkohet me gjoba deri në 2000 euro për individ dhe deri në 20.000 euro për subjekte politike.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika