ASK: Regjistrimi i ndërmarrjeve publike me rritje prej 4.8 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kaq publikuar të dhënat mbi Ndërmarrjet e reja dhe të mbyllura për periudhën TM2 2023

Në tre mujorin e tretë të vitit 2023 krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2022) kemi rritje për 7.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2022) kemi rritje për 4.8% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Sa i përket ndërmarrjeve të shuara, në TM3 2023 sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës janë 376 ndërmarrje apo rënie prej -5.5% krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2023).

Numri i ndërmarrjeve të regjistruara dhe atyre të shuara sipas tremujorëve

Ndërsa krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2022) kemi rritje për 1% të ndërmarrjeve të shuara.

Aktivitetet Ekonomike më të preferuara

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 617 (21.6%), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 334 (11.7%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 228 (10.1%), Ndërtimtari me 275 (9.6%), Prodhim me 272 (9.5%), etj.

Struktura e ndërmarrjeve të regjistruara sipas kategorisë së numrit të punësuarve

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 765 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.9%), me 5 deri 9 të punësuar janë 69 sosh (2.4%), 10 deri në 19 të punësuar 14 (0.5%), 20 deri 249 të punësuar me 4 (0.1%) ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk kemi ndërmarrje të reja në këtë tremujor.

Grafikoni i Strukturës së Ndërmarrjeve sipas kategorisë së numrit së punësuarve

Shtrirja Gjeografike e ndërmarrjeve

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron komuna e Prishtinës me 825 ndërmarrje të regjistruara (28.9%), Ferizaj me 274 (9.6%),  Prizreni me 236 (8.3%), Gjilani me 190 (6.7%), Gjakova me 150  (5.3%) dhe Peja me 145 (5.1%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika