Asllani: Gjeneratat e reja kanë një kompetencë më të lartë gjuhësore në gjuhën angleze

Profesori Asllani ka folur për përgatitjen profesionale dhe studimet që ai i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Ndjekja e shkollimit në shumë vende, ka ndikuar në nivelin e përgatitjes për jetën aktuale te profesori Halil Asllani.

Profesori Asllani në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka folur për përgatitjen profesionale dhe studimet që ai i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Vizitat që ai ka bërë në vende të ndryshme të botës ku ka prezantuar në konferenca të ndryshme, e kanë afruar me gjuhën dhe kulturën si fushë studimi.

“Po e nisi me mirë. Natyrisht që shkolla është ajo që e bën njeriun më të ditur për çfarëdo fushe, më të edukuar e arsimuar në përgjithësi dhe çdo nivel shkollimi e përgatit njeriun për jetë aktuale… secila periudhë e shkollimit ka ndikuar në formimin tim të përgjithshëm, në këtë rast edhe akademik. Të gjitha nivelet e shkollimit të studimit i kam kryer në Kosovë”.

Amerika, Gjermania, Finlanda, Austria, Turqia, Polonia, Sllovenia, janë disa nga vendet që profesori ka pasur rastin të bënte vizita studimore.

“Amerika ishte një nga vizitat e tij për qëllime të njohjes me gjuhën dhe kulturën si fushë studimi. Periudha më e mirë për ta mësuar një gjuhë të huaja apo të re është mosha e hershme në fëmijërinë e hershme para kalimit të periudhës kritike, para moshës 12-13 vjeçare. Unë mbaj edhe kurse private me kryesisht të rritur. Të interesuarit janë nga mosha 18 e deri në 60-vjeçare. Në Evropë, Holanda është numër një që e ka kompetencën më të lartë gjuhësore në anglishte, Franca e Italia kanë më pak kompetencë në raport me Holandën, Suedinë apo vendet skandinave”, tha ai.

Ai vlerëson se gjeneratat e reja kanë një kompetencë më të lartë gjuhësore në gjuhën angleze.

“Gjeneratat që po vijnë kanë një kompetencë shumë më të lartë gjuhësore në gjuhë angleze, gjë që është një gjë e mirë, por nuk është garantues i suksesit akademik. Mësimi i gjuhës angleze sot konsiderohet si një shkathtësi dhe aftësi e mirëqenë”, shtoi më tej Asllani.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika