Asnjë aplikues për doktoratë nga komunitetet pakicë
Për përfshirje më të madhe në Universitetin e Prishtinës, ky institucion ka rezervuar vende për regjistrim në nivelin e Doktoratës për komunitetet rom, ashkalinjë dhe egjiptas. Por, askush nga ta nuk ishin të interesuar për këtë nivel studimi. Pavarësisht kësaj, UP-ja këtyre vendeve ia gjeti zgjidhjen. “Vendet e rezervuara për komunitete jo-shumicë për shkak se […]





Për përfshirje më të madhe në Universitetin e Prishtinës, ky institucion ka rezervuar vende për regjistrim në nivelin e Doktoratës për komunitetet rom, ashkalinjë dhe egjiptas.
Por, askush nga ta nuk ishin të interesuar për këtë nivel studimi.
Pavarësisht kësaj, UP-ja këtyre vendeve ia gjeti zgjidhjen.
“Vendet e rezervuara për komunitete jo-shumicë për shkak se nuk janë plotësuar me kandidate të komuniteteve përkatëse, do të plotësohen me kandidatë nga komuniteti shumicë. Më qëllim që të mos vonohet viti akademik 2022/23, nuk mund të ketë afat plotësues”, ka deklaruar nga Rektorati.
Madje, për këtë vendim kanë votuar të gjithë dekanët e fakulteteve në Universitetin e Prishtinës në mbledhjen e tetë nëntorit të Senatit.
“Atëherë po vendosim me votë, pro, kundër, absetim që në vend të rikthimit të konkursit këta kandidat të zëvendësohen”, ka thënë Luljeta Plakolli-Kasumi – u.d. Rektore.
E për të mos ndodhur kjo sipas ekspertit të arsimit, Xhavit Rexhaj duhet të punohet më shumë në nivelet para doktoratës.
“Shumica e këtyre nxënësve nuk shkojnë në gjimnaze e cila i nis një karrierë akademike për shkak të një praktike të mbrapshtë që është krijuar po ashtu për shkak të rezultateve të tyre të dobëta dhe kritereve të larta të gjimnazeve”, ka theksuar Xhavit Rexhaj – Ekspert i Arsimit
Përfshirja në arsim e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas është në përqindje mjaftë të ulët në të gjitha nivelet e shkollimit.




















