Asnjë fakt nuk po e bind Bashkimin Evropian për sanksione ndaj Serbisë

As pamjet nga droni që tregojnë se terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, kryen ushtrime në bazat ushtarake në Serbi, nuk po e bindin Bashkimin Evropian që të vendos sanksione ndaj këtij shteti. Bashkimi Evropian po pret rezultatet e hetimit e analistët politikë në Kosovë nuk pop resin që në procesin e dialogut të ketë shumë ndryshime. Përkundër pritshmërive dhe atmosferës triumfuese sipas tyre mund të ketë gatishmëri më të madhe për t’i dëgjuar kërkesat e Kosovës por jo edhe ndryshime radikale në dialog

Bashkimi Evropian nuk po bindet t’i vendosë sanksione Serbisë as pas publikimit të pamjeve që dëshmojnë se terroristët janë trajnuar në bazën ushtarake të Serbisë në Pasuljanske Livade.

Që Serbia ka gisht në sulmin terrorist në Basnkjë mund të kenë dyshime, por të paktën Bashkimi Evropian po thotë se hetimi është në duart e Policisë së Kosovës të cilët po bashkëpunojnë me EULEX-in.

Zëdhënësi, Peter Stano, pret bashkëpunim të plotë nga Serbia, ndërsa tek pas përfundimit të hetimeve, do të vendosin nëse do ta sanksionojnë shtetin i cili qëndron para sulmit terrorist.

“Ne duhet ta shohim pikturën e plotë të hetimeve. Nuk do të komentojmë qëndrimet personale, pasi Bashkimi Evropian do të përgjigjet unanimisht nga vendimi i të gjitha vendeve që përbëjnë unionin. Dialogu ka qenë aty për vjet, dhe prioriteti i BE-së është rikthimi në këtë proces. Po të kishte normalizim të marrëdhënieve nuk do të ndodhin këto që ndodhen”, ka thënë Peter Stano, Zëdhënës i BE-së.

Peter Stano

Analistët politik në Kosovës vlerësojnë se në fazën aktuale nuk janë të rëndësishme afatet kohore, por të mësohet se me çka do të ndëshkohet Serbia.

“Sanskionet ndaj Serbisë, eventual, nënkupton ose do të nënkuptonin për mendimin tim që edhe Serbia të jetë shumë më serioze dhe më e ngazhuar për me e zbatu pjesën e vet të marrëveshjes, kjo nuk nënkupton se Kosovës do t’i hiqen obligimet”, ka deklaruar analisti Visar Ymeri.

Ymeri thotë se përkundër atmosferës positive që është krijuar në procesin e dialogut nuk pret se do të do të ketë shumë lëvizje.

“Interesimi për me e dëgju argumentimin e Kosovës ka rënë shumë posht për shkak të sjelljes së Kosovës, edhe tash do të kisha dëshiru që ky interesim me u ri-zgju. Pra me e dëgju edhe Kosovës se pse po kërkon zbatim paralel të marrëveshjes, dhe a është kjo diçka që mund të bëhet, besoj se mund të bëhet”, është shprehur më tej Ymeri.

Visar Ymeri, Analist

E ky hezitim i BE-së për të sanksionuar Serbinë cilësohet si I papranueshëm.

“Ata të mos ushtrojnë presion të njëanshëm ndaj një pale, pra të jetë i balancuar. E dyta duhet që palët të trajtohen në mënyrë korrekte dhe të pa-anshme dhe e treta këto nuk kanë të drejtë të vendosin masa ose sanksione ndaj palëve”, ka thënë analisti Tomor Avija.

Tomor Avdija, analist

Përkundër që vetë ndërkombëtarët i kishin përkrahur zgjedhejt në veri, qasja e Kosovës dhe prezenca e kryetarëve shqiptarë nëpër komuna, i ka kushtuar Kosovës më sanksione.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ekonomike pas tensioneve në veri gjatë majit dhe qershor.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika