Asnjë i vdekur dhe 22 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se nuk ka asnjë rast të vdekjes, ndërsa 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa ka njoftuar për 22 raste të reja nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 528 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 20 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 352.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 158 persona kundër Coronavirusit.

Ilustrim

Ndërkaq, 902 mijë e 645 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 822 mijë e 481.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 102 mijë e 191.

Janë një milion e 827 mijë e 497 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 11 maj, në Kosovë janë raportuar 14 raste të reja me Covid-19, një person e ka humbur jetën.

Statistikat e COVID-19 në Kosovë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika