Asnjë i vdekur dhe 32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka raportuar 32 persona të infektuar nga COVID-19, dhe asnjë vdekje.

Numri i të infektuarve vjen nga 969 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar, gjithsej, 36 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 593.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 272 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 903 mijë e 942 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 820 mijë e 142.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforuese ka arritur në 99 mijë e 870.

Janë një milion e 820 mijë e 146 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 28 mars, në Kosovë dy persona e kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika