Asnjë koment nga Kurti për ofertën e Abdixhikut
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë mbi propozimin e bërë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie tranzitore. I pyetur nga gazetarët gjatë një paraqitjeje publike, Kurti nuk dha asnjë përgjigje në lidhje me këtë çështje, duke shmangur debatin politik. Ngjarja ndodhi gjatë homazheve të bëra në nderim […]
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë mbi propozimin e bërë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie tranzitore.
I pyetur nga gazetarët gjatë një paraqitjeje publike, Kurti nuk dha asnjë përgjigje në lidhje me këtë çështje, duke shmangur debatin politik.
Ngjarja ndodhi gjatë homazheve të bëra në nderim të 27-vjetorit të rënies së heroit, Bahri Fazliu.
Propozimi i Abdixhikut
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 12-të të martën për ta konstituuar Kuvendin, duke thelluar më tej krizën institucionale që po zvarritet prej zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Shkaku kryesor mbetet mungesa e konsensusit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve me 48 ulëse, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj, Albulena Haxhiu.
Ajo shihet si “figurë përçarëse” nga PDK dhe AAK, ndërsa LDK-ja ka refuzuar të mbështesë ndonjë kandidat nga LVV.
Përballë kësaj bllokade, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka propozuar formimin e një qeverie tranzitore dhe unifikuese.
Në një konferencë për media gjatë së martës – pas një ftese për marrëveshje për koalicion nga Albin Kurti – Abdixhiku tha se ka ftuar të gjitha partitë parlamentare shqiptare, përfshirë edhe LVV-në, në një takim konsultativ për të nisur procesin e krijimit të një qeverie të përkohshme që do të qeveriste deri në prill të vitit 2026, kur pritet të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës.
“Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë, LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale të tranzicionit”, ka thënë Abdixhiku.
Në përgjigjen e tij me shkrim ndaj letrës së Kurtit, Abdixhiku e akuzoi liderin e VV-së për dështim në krijimin e partneriteteve politike dhe për krizën aktuale politike dhe institucionale. Megjithatë, Abdixhiku shtoi se disa liderë të partive parlamentare, përfshirë Ramush Haradinajn e AAK-së, kanë shprehur gatishmëri për këtë iniciativë.
Ndërkohë, nga ana e tij, Albin Kurti gjatë së martës ka ritheksuar se “unë do të jem kryeministër dhe vazhdojmë tutje”.
Të gjitha përpjekjet për konstituimin e Kuvendit kanë dështuar që nga 15 prilli, për shkak të mungesës së mbështetjes për Albulena Haxhiun















