Asnjë masë disiplinore nuk ndërmerret ndaj zyrtarëve të arrestuar të MINT-it

Marrjen e masave disiplinore ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, e kanë kërkuar nga shoqëria civile, pasi të njëjtit janë në paraburgim për dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga IKD-ja thonë se për pezullimin nga puna për dy zyrtarët që kanë funksione publike, do duhet të vendos gjykata me kërkesë të prokurorisë

Departamenti për rezerva shtetërore dhe ai për integrime evropiane në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, kanë mbetur pa drejtorë tash e një javë.

Kjo pasi Hafiz Gara e Irfan Lipovica u arrestuan nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Por, se kush po udhëheq me këto dy drejtori derisa drejtorët e tyre gjenden në paraburgim, nuk dihet.

Ministria nuk është përgjigjur në lidhje me këtë dhe nëse kanë ndërmarrë ndonjë masë disiplinore ndaj të arrestuarve nga Prokuroria Speciale.

Në Lëvizjen FOL, thonë se ministria është dashur t’i përballë të njëjtit me masa disiplinore sipas ligjit dhe jo të merren në mbrojtje nga pushteti.

“Sipas nenit 46 si kjo shkelje e rendë, gjithashtu pason me 4 veprime të tjera, si shkelje disiplinore, që është largimi nga shërbimi civil, pra largimi nga puna dhe gjithashtu janë edhe 3 masa të tjera, që do duhej të u shqiptoheshin këtyre dy zyrtarëve e që është masa vërejtje dhe është gjithashtu ndalimi, për ngritje detyre për 5 vite dhe gjithashtu ulja e pagës 20 deri në 50 për qind, pra asnjërën nga këto masa nuk i kemi parë që janë shqiptuar”, ka thënë Viona Bunjaku – Lëvizja FOL.

Megjithatë, Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se me Kodin e ri të Procedurës Penale, vendimin për suspendimin nga puna ndaj zyrtarëve publik mund ta marrë gjykata me kërkesë të Prokurorisë.

“Në rastin konkret në këtë fazë përderisa jemi sipas ligjit për zyrtarët publik, dhe kodin e ri të procedurës penale çështja e suspendimit nuk është më çështje e institucionit, mirëpo është çështje e gjykatës, dhe nëse prokurori në bazë të kërkesës së prokurorit të shtetit, ka dyshime të arsyeshme që është kryer një prej veprave penale që përcaktohet në rastin konkret korrupsioni, krim organizuar etj, dhe ka dyshim se zyrtari i caktuar do të ndikojë në hetim, më pastaj gjykata mund ta lëshoj vendimin për pezullim nga marrëdhënia e punës, deri në momentin kur merret një vendim”, thotë Gzim Shala – Hulumtues në IKD.

Në Prokurorinë Speciale, e në Gjykatën në Prishtinë nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës nëse është bërë një kërkesë e tillë.

Hafiz Gara e Irfan Lipovica, u arrestuan më 18 gusht, pas një bastisje disa orëshe nga policia e prokuroria, nën dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore. Për këtë në pranga u vu edhe biznesmeni Ridvan Muharremi, i cili është i afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Ministrja Rozeta Hajdari e kryeministri Albin Kurti, u kanë dalë në mbrojtje të arrestuarve, duke hedhur akuza ndaj sistemit të drejtësisë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika