Asnjë progres që nga vdekja e George Floyd

Oficerët e Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë të vrasin njerëz në mënyrë alarmante.

Forcat e Zbatimit të Ligjit në SHBA kanë vrarë 249 njerëz që nga 24 marsi i vitit të kaluar, mesatarisht rreth tre vdekje në ditë, sipas Mapping Police Violence, një grup kërkimor jofitimprurës. Të dhënat, thonë ekspertët, sugjerojnë se në gati dy vjet që nga vrasja e George Floyd, SHBA-të kanë bërë pak përparim në parandalimin e vrasjeve nga ana e policisë.

Që nga viti 2013, policia ka vrarë 1 mijë e 100 njerëz. Organizata “Mapping Police Violence” gjurmon vdekjet e regjistruara nga policia duke përfshirë këtu edhe rastet ku viktimat u qëlluan, u rrahën apo u vranë.

Këtë javë, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden lëshoi një propozim buxheti prej 30 miliardë dollarë në përpjekjet e parandalimit të krimit dhe zbatimit të ligjeve. Një propozim i tillë ka shkaktuar kritika të menjëhershme nga grupet e drejtësisë racore.

“Presidenti, së bashku me shumicën dërrmuese të amerikanëve, e di se ne mund dhe duhet të kemi një sistem të drejtësisë penale që mbron sigurinë publike dhe mbështet idealet tona themelore të trajtimit të barabartë sipas ligjit”, ka thënë Michael Gwin, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Washington Post kishte raportuar tendenca të ngjashme, duke zbuluar që viti 2021 kishte thyer rekordin për të shtëna fatale qëkur organizata kishte filluar hulumtimet më 2015.

“Të investosh më shumë në një sistem që të gjithë e dimë se është i prishur është me të vërtetë një shuplakë për të gjithë ata që marshuan në verën e vitit 2020”, tha Chris Harris, drejtor i politikës në Koalicionin e Drejtësisë Austin, në Teksas.

46 vjeçari, George Floyd, ishte një burrë me ngjyrë i vrarë në Minesota nga zyrtari policor, Derek Chauvin, pasi që i kishte vu gjurin në qafë duke bërë të ngulfatë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika