Asnjë shtrat i lirë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike

Instituti i Psikiatrisë Forenzike vazhdon të ketë kapacitete të limituara krahasuar me kërkesat që i drejtohen, sidomos nga organet e drejtësisë. Nga 30 shtretër sa janë aty, të gjithë janë të zënë dhe po trajtohen personat e dënuar për vepra penale e që kanë çrregullime psikike. Avokatët megjithëkëtë kritikojnë për vonesa të ekspertizave

Gati 3 muaj kanë kaluar prej se Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit të Dardan Krivaqës, i akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, që i njëjti t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.

Por, raporti i një ekzaminimi të tillë, ende nuk ka përfunduar, për shkak se siç thotë, drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, fluksit të kërkesave që kanë, e kapaciteteve të vogla.

Megjithkëtë, janë në fazën përfundimtare të këtij raporti.

“Kjo ka qenë arsyeja kryesore ose primare, pas asaj ka pas një volum të punës që është dashur të kryhen, pas asaj ne mund të themi se rasti i Dardan Krivaqës ndoshta ka qenë mediatik, por për neve ka qenë i zakonshëm, dhe me ardhjen me rendin është hy, ai i njëjti ka ndejt te ne për 4 ose 5 javë, ekzaminimi nuk kryhet për një ditë ose një javë, duhet vërejtur sjelljet e pacientit, duhet vërejtur gjestet, simptomatologjinë, rrethin se si sillet me bashkëbanorët, andaj kjo ekspertize duke qenë se është mediatike ka lypur një vëmendje të veçantë”, ka thënë Shpend Haxhibeqiri – Drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Haxhibeqiri, tutje tregon, se numri i kërkesave për ekzaminime psikiatrike, e për trajtimin e të pandehurve, ka shënuar rënie këtë vit, por megjithëkëtë edhe më tutje asnjë shtrat nuk është i lirë nga rreth 30 sa janë në Institut.

“Në krahasim me vitin 2021, ka diku 50% më pak…Ne në kapacitetet e shtretërve jemi të kufizuar ndërsa sa i përket stafit profesional jemi me numër të kënaqshëm por me numër të infermierëve jemi me një mungesë jashtëzakonisht të madhe, prej vitit 2018 deri më sot 8 punëtorë, infermierë e kanë lëshuar IPF-në, për një jetë më të mirë”, ka theksuar Shpend Haxhibeqiri – Drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Vonesat e realizimit të ekspertizave psikiatrike, sipas ish-kryetarit të Odës së Avokatëve, po janë ndër arsyet që po zgjasin edhe proceset gjyqësore, derisa thotë se institucionet duhet të e trajtojnë këtë çështje me urgjencë.

“Një ndër çështjet jashtëzakonisht komplekse tek këto raste është edhe çështja e trajtimit të personave me çrregullime mendore, dhe për këtë sigurisht Gjykatat kërkojnë mendime tek institucionet përkatëse respektivisht Institutit përkatës, vonesat në dhënien e mendimeve dhe ekspertizat për sistemin gjyqësor janë jashtëzakonisht të dëmshme të themi, sepse gjykatat nuk kanë kapacitet këto lëndë me i trajtu pa arrit mendimi nga institucioni përkatës”, ka deklaruar Osman Havolli – Avokat.

Njëjtë mendon edhe avokati, Florim Shefqeti, por i cili ka kritika edhe për përpilimin e këtyre ekspertizave.

“Por, ajo çka ne vlerësojmë se duhet të trajtohet në këtë pjesë është me profesionalizmin e përgatitjes së tyre, respektivisht me sqarimet që jepen, sepse rrallë herë mund me ndodhë që nuk kërkohet prania e ekspertit për sqarim të ekspertizës, prandaj vlerësojmë se përmbajtja e saj do duhej të ishte konkrete”, ka shtuar Florim Shefqeti – Avokat.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike, është i vetmi institucion që realizon ekspertizat psikiatrike tek të pandehurit, dhe trajton personat e dënuar për vepra të ndryshme penale, e që kanë çrregullime psikike.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika