“Asnjëherë nuk ka pasur opozitë më mbështetëse për dialogun kjo duhet të shfrytëzohet nga qeveria për të lëvizur përpara”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e ka për obligim kushtetues informimin e Kuvendit nuk është në diskrecion të saj.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

 




Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka propozuar kryeministrit Albin Kurti, që ta dërgojë debatin për dialogun në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të arrihet konsensusi politik e shoqëror në vende.

“Është e domosdoshme që debati formal mes forcave politike për dialogun të zhvillohet në Kuvend. Vetëm kështu sigurohet transparenca ndaj publikut,  përmbushet obligimi kushtetues për raportim dhe ndërtohet konsensusi politik e shoqëror”, ka propozuar Hoti.

“Debati formal për dialogun duhet të sillet në Kuvend për të siguruar transparencën për këtë proces të rëndësishëm dhe për të ndërtuar konsensusin politik”, ka shtuar Hoti.

Pasi sipas tij Qeveria për propozimin franko-gjerman e ka injoruar Kuvendin e Kosovës dhe publikut në përgjithësi duke i lënë të pa informuar totalisht.

“Nëse Qeveria vlerëson se ky propozim është bazë e mirë për të lëvizur më lehtë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe njohjes reciproke, do të duhej të informohej Kuvendi dhe publiku në mënyrë që të sigurohej konsensusi politik dhe shoqëror”.

“Asnjëherë Kosova nuk ka pasur opozitë më mbështetëse për dialogun sesa tani. Kjo rrethanë duhet të shfrytëzohet për të lëvizur përpara”.

Hoti ka përfunduar duke thënë se Qeveria e ka për obligim kushtetues informimin e Kuvendit nuk është në diskrecion të saj.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika