Asociacioni i Grupit Menaxhues apo sipas gjykimit të Kushtetueses?
Përpos strukturës së organizimit asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas draftit të prezantuar nga ekipi menaxhues do t’i ketë simbolet, himnin, flamurin dhe stemën e vet. Po ashtu Asociacioni sipas këtij drafti do të menaxhojë me burimet natyrore që gjenden në territorin e komunave anëtare të Asociacionit, ashtu si edhe asetet me interes, si: […]
Përpos strukturës së organizimit asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas draftit të prezantuar nga ekipi menaxhues do t’i ketë simbolet, himnin, flamurin dhe stemën e vet.
Po ashtu Asociacioni sipas këtij drafti do të menaxhojë me burimet natyrore që gjenden në territorin e komunave anëtare të Asociacionit, ashtu si edhe asetet me interes, si: tokat bujqësore, pyjet dhe ujërat tokësore.
Por, ky është vetëm versioni i ekipit menaxhues të përbërë nga serbët, madje do të shërbej si bazë fillestare për procesin e mëtutjeshëm.
Ndërkohë, ekspertët në Prishtinë thonë se Kosova duhet të insistoj që në këtë draft të përfshihet akgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e vitit 2015.
“Tash jemi në një fazë sensitive meqë nëse procesi ecë kështu atëherë do ta kemi një statut i cili shumë lehtë mund të jetë në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe mbetet e paqartë nëse ky do të trajtohet në Gjykatën Kushtetuese ashtu siç e ka thënë marrëveshja e vitit 2015”, ka thënë Visar Ymeri nga Instituti “Musine Kokalari”.
Krahas sfidave Visar Ymeri thotë se për asociacionin dy çështje duhet të jenë me prioritet.
“Ta ruajë funksionalitetin e vendit, pra që asociacioni i komunave me shumicë serbe, ose autonomia e komunave me shumicë serbe të mos e cenojë rendin kushtetutës edhe si të them funksionalitetin e institucional të Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër kundër-vlera prapë po them që është shumë e rëndësishme të jetë sa më e madhe. Pra njohja niveli i njohës së sovranitetit të Kosovës nga Serbia të jetë sa më e lartë”, shtoi Ymeri.
Kundërpërgjigjen e Kryeministrit me një draft-tjetër, të bazuar në modelin e Kroacisë, vëzhgues tjerë të dialogut e shpjegojnë se si është zbatuar në praktikë.
“Ai asociacion nuk përmban dy elemente kryesore që nuk duhet t’i përmbajë, që është politika e jashtme, aftësia për marrëdhënie ndërkombëtare, dhe aftësia për të organizuar mbrojtje territoriale, të gjitha tjerat kompetenca binë edhe në Konventë Evropiane për të Drejta të Minoriteteve edhe në Konventa Evropiane për Vetëqeverisje për decentralizim administrativ e të tjera”, ka thënë Abit Hoxha, Profesor.
Profesori i medias dhe konfliktit në Norvegji deklaron se asnjëra palë nuk duket e gatshme për zgjidhje të këtij problemi.
“Prandaj mendoj se është njëfarë farse politike e të dyjave anëve se po dojnë me nënshkrua po dojnë, por nuk është e vërtet kjo punë. Ndërsa përfaqësuesi special ka një agjendë që ta shtyjë këtë agjendë përpara që të përmbyllen problemet”, shtoi Hoxha.
Ndër shumë kompetencat për asociacionin draft-statuti parasheh që Asociacioni të krijojë institucione të reja dhe “t’i menaxhojë dhe të bëjë mbikëqyrje të plotë mbi institucionet ekzistuese – themeluese e të cilave është Serbia, në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, mbrojtjes shëndetësore, kujdesit social.















