Ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandar Bocan Harchenko  ka thënë se Rusia po kërkon që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas ambasadorit rus në Beograd, është një pikë grindjeje prej dhjetë vitesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,

“Kjo mund të jetë temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më datën 27 prillit”, Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Boçan Kharçenko.

Rusia, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, mori presidencën njëmujore të këtij organi në prill. Kryesimi i saj përkoi me seancën e rregullt për Kosovën, e caktuar për 27 prill.

Kosova dhe Serbia për themelimin Asociacionit janë pajtuar nën patronazhin e Bashkimit Evropian por  tani përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës zbatimin e tij po e kërkon dhe Rusia.

Ai tha se vendi “qëndron për një diskutim produktiv mbi thelbin e problemeve që janë vërtet të mprehta për serbët, duke përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, raporton REL në gjuhen serbe përcjellë Dukagjini.

Termi “atuti” është një term i përdorur në lojën e kartave “Bridge”. Në këtë lojë, “atuti” është një grup i veçantë i kartave që kanë vlerë më të lartë se kartat e tjera dhe mund të përdoren për të fituar një raund. “Atuti” është një koncept që përdoret për të përshkruar një situatë kur lojtari ka të gjitha kartat atuti në dorë, duke i bërë atë shumë të fuqishëm dhe në gjendje të fitojë në mënyrë të sigurtë.

Në kuptimin figurativ, “atuti rus” mund të përdoret për të përshkruar një person ose organizatë që ka një avantazh të jashtëzakonshëm në një situatë të caktuar dhe është në gjendje të kontrollojë situatën me lehtësi.