“Asociacioni = relikt negativ, thembër Akili, hipotekë”, Baraliu tregon se ku është i fokusuar plani evropian

“Relikt negativ, thembër Akili, hipotekë”, e ka cilësuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe për qeveritë e Kosovës dhe për vetë Kosovën profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu. Ai ka theksuar se plani evropian përqendrohen në themelin e Asociacioni dhe jo në njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu

Profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, në emisionin “Personale” ka komentuar planin evropian dhe aneksin zbatimit të këtij plani.

Baraliu theksoi se plani evropian nuk përqendrohet tek njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por të një çështje që është “Thembër e Akilit”, pra te themelimi Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Qeveritë e kaluara kanë bërë gabim që kanë nënshkruar Asociacionin, duke theksuar se Asociacionin nuk është themeluar ende pasi nuk është pranuar nga populli.

“Asociacioni është paketuar në marrëveshje, po flasim për marrëveshjen që po e quajnë, plani franko-gjerman, është ripaketuar edhe më shumë se Ban Ki Muni, pra Ban Ki Muni plus. Në bazë të asaj që është shkrua po e interpretojmë. Ndërkohë në planin e zbatimit edhe me keq se kaq, se po ky plan në vend që të ishte më gjithëpërfshirëse dhe më shpjegues për çdo dispozitë të asaj marrëveshje, ne për në, të shpjegonte se çka duhet bërë njëra dhe tjetra palë, të dyja bashkë, ajo në fakt nuk përqendrohet jo në njohjen siç ka qenë synim dhe premtim i përfaqësuesve tjera, edhe i qeverive tjera edhe i kësaj qeverie njohja reciproke mes dy shteteve, në një çështje që është thembër Akili, që është Asociacioni. Marrëveshje për të, që ka vite nuk është miratuar, përfaqësuesit e qeverive të kaluara e kanë nënshkruar dhe kanë bërë gabim që e kanë nënshkruar, po nuk është pranuar se nuk është pranuar nga populli”, ka thënë Baraliu në emisionin “Personale” me Krenare Vokshin në RTV Dukagjini.

Baraliu shtoi se Asociacioni është një relikt negativ që iu nxjerr probleme qeverive të Kosovës.

“Është një lloj relikti negativ, është një hipotekë, edhe i kësaj qeverie edhe qeveria tjera do të iu nxjerr probleme, u dashtë ta dinë që është e dëmshme, po flas për marrëveshjen e parë. Marrëveshja po aq e dëmshme ishte edhe 2015, e parimeve, në 22 pika ka qenë një kushtetutë në miniaturë, sikur ajo e para (e 2013-tas). Ajo e para aq më keq u mundua të kamuflohet si një sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës dhe si një njohje de facto e Kosovës”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika