Astera Tuhina shpallet kampione me skuadrën e saj në ShBA

Një sukses historik për ekipin e Washington State Cougars dhe basketbollisten nga Astera Tuhina, që është shpallur kampion i turneut PAC-12, duke mposhtur UCLA me rezultat 65:61

Një sukses historik për ekipin e Washington State Cougars dhe basketbollisten nga Astera Tuhina, që është shpallur kampion i turneut PAC-12, duke mposhtur UCLA me rezultat 65:61 të dielën në Las Vegas.

Skuadra e Washington ishte nr 7 dhe është bërë skuadra me nivelet më të ulëta që përparoi dhe fitoi titullin e PAC-12.

Ky ishte një sukses historik, pasi është ekipi i parë sportiv të garave të Shtetit të Uashingtonit që kurorëzohet me titullin PAC-12. Meshkujt e kishin fituar para 80 vjetësh.

Cougars do të kërkojnë të sigurojnë fitoren e parë të programit në turneun NCAA më vonë këtë muaj.

Astera Tuhina ka luajtur rol kyç në triumfin e ekipit të saj në debutimin e saj në këtë ligë. Tuhina në finale ka luajtur për 31 minuta, duke realizuar gjashtë pikë, gjashtë asistime dhe tri kërcime, duke marrë vlerësime shumë pozitive për paraqitjen në finale, por edhe gjatë gjithë këtij edicioni.

Fjalë shumë të mira kishte edhe trajneria e saj. “Ajo në të vërtetë nuk është ‘studente’ e re. Ne e dinim që ditën e parë kur na është bashkuar ajo. Astera është larguar nga shtëpia në moshën 14 vjeçare për të luajtur në Spanjë. Është një lloj fëmije e veçantë. Ka inteligjencë të lartë. Jam krenare dhe e lumtur për paraqitjen e saj. Tezja e saj që jeton në SHBA erdhi dhe e befasoi këtë mëngjes”, ka thënë Ethridge.

Astera është një nga basketbollistet më të talentuara të Kosovës, ku ka luajtur për Kosovën A dhe grupmoshat e reja. Tuhina është shpresa e Kosovës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika