Analisti Astrit Gashi, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka deklaruar se një prej arsyeve pse opozita është ndëshkuar nga votuesit lidhet me qasjen e saj ndaj Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Gashit, pretendimi se opozita ka qenë e butë ndaj Vetëvendosjes nuk qëndron në rastin e Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Unë po mendoj që në rastin e LDK-së kjo është krejtësisht e pasaktë, kjo është krejtësisht e pasaktë”, ka deklaruar ai.

Gashi ka theksuar se ndëshkimi elektoral ndaj LDK-së ka ardhur pikërisht për shkak të qëndrimit të saj opozitar ndaj Vetëvendosjes.

“Votuesi i LDK-së e ka ndëshku që i ka bërë opozitë Lëvizjes Vetëvendosje. LDK është ndëshkuar nga ai votues”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar më tej se votuesi i LDK-së e ka ndëshkuar subjektin e vet me votë për shkak të mosbashkëpunimit të saj me Vetëvendosjen.