Astrit Gashi: Qytetarët e ndëshkuan më së shumti Vetëvendosjen, nuk pres që Kurti të bëjë koalicion

Analisti Astrit Gashi, në emisionin Debat Plus, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, duke vlerësuar se partitë opozitare nuk janë rikthyer në nivelin e rezultateve të zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti, por në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021 kanë shënuar rritje kryesisht për shkak të rënies së pjesëmarrjes në votime.

Sipas tij, përqindja më e lartë e votave për opozitën lidhet me bojkotin apo mosdaljen e një numri të konsiderueshëm të qytetarëve në zgjedhje.

Gashi tha se përgjegjësia për rezultatin aktual bie në një masë te të gjitha subjektet politike, duke shtuar se qytetarët kanë dhënë një mesazh të qartë përmes pjesëmarrjes së ulët.

“Tash po thonë në LDK që kjo parti kish ra në 8% pa Vjosa Osmanin”, ka thënë ai.

Më tej, Gashi vlerësoi se votuesit kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes abstinimit, duke goditur më së shumti partinë në pushtet.

“Qytetarët kanë vendos me ndëshku me mosvotë, më së shumti VV-në”, ka thënë ndër të tjera ai.

Analisti po ashtu u shpreh skeptik për mundësinë e krijimit të një koalicioni nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke theksuar se nuk pret që ai të hyjë në bashkëqeverisje me ndonjërën nga partitë e tjera politike.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika