Sulmuesi i ekipit të Kosovës, Astrit Selmani, është larguar nga ekipi Hammarby.

Para disa ditëve, Astrit Selmani është larguar nga klubi suedez dhe u transferua në ekipin nga Izraeli, Hapoel Beer Sheva.

Vendi i Astrit Selmanit në Hammarby do të zëvendësohet  nga një sulmues i Kosovës Veton Berisha. Berisha është larguar nga Vikingu për t’iu bashkuar skuadrës suedeze.

Berisha me Hammarbyn ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë, derisa detajet e këtij transferimi nuk janë bërë publike nga klubet. Reprezentuesi norvegjez do t’i bashkohet Hammarbyt të hënën ku pritet edhe prezantimi zyrtar i tij.