Atdhetar, intelektual e prijës fetar, dy vjet pa Dr. Rexhep Bojën

Në dy vjetorin e vdekjes së Rexhep Bojës, ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite, dhe prijësit të Bashkësisë Islame në kohët më të vështira për Kosovën, personalitete të ndryshme e veprimtar të afërm, tregojnë për kontributin e jashtëzakonshëm të Bojës në rezistencën ndaj Serbisë, dhe në rrugëtimin e popullit të Kosovës deri në Pavarësi, si dhe kontributin në sferën akademike e fetare, gjithmonë në shërbim të atdheut

Rexhep Boja

Në tokën e premtuar, në zemër të Amerikës, në kohët më të vështira për shqiptarët e Kosovës kishte zbarkuar një njeri jo fort i zakonshëm.

Me kostum të prijësit fetar, jo me kollare të politikanit, në Uashington para shteteve të botës Islame, po flet për popullin që regjimi i Millosheviqit po e shfaroste.

Në Konferencënn Ndërkombëtare të Unitetit Islamik, po rrëfehet Rexhep Boja.

“Kosova e pavarur do të jetë, përmbujshja e kërkesave popullore të shprehura me referendum dhe pikë stabilizimi e rajonit në përgjithësi.”

“Forcat serbe vranë dhe masakruan një numër të madh të qytetarëve të pafajshëm, dhe tani po djegin dhe po rrënojnë sistematikisht vende të banimit dhe po zëvëndësojnë mijëra shqiptarë (kolonizim i banimeve) dhe kështu po bëjnë kolonizim etnik.” ka rrëfyer ai.

Rrugëtimi i prijësit të Bashkësisë Islame deri në këtë ditë, i përshtatet thënies “njëherë rregulloje oborrin tënd e pastaj merru me të tjerët”.

Në dy vjetori e vdekjes së Rexhep Bojës, këtë rrugëtim e rrëfen bashkëudhëtari që nga 1985-ta si mësidhënës në Medrese, tani myftiu, Naim Tërnava.

“Lirohen të gjitha objektet që posedonte Bashkësia Islame anë e kënd Kosovës që ato të shndërrohen në mësojtore, e po ashtu edhe xhamitë anë e kënd vendit…Edhe KMDLNJ ka qëndruar mbi një dekada këtu, derisa në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë prej vitit 1989 deri më 1999 janë mbajtë 1230 tubime të karakterit politik, në të është bërë tentim konstituimi i Parlamentit të Kosovës më 1992, aty kanë mbajtë tubime të partivetë ndyshme…Instituti i historisë, Ministria e Arsimit e kush jo..”, ka thënë ai.

Atdhetarizimin dhe guximin në vitet 90’ sipas Tërnavës Boja e dëshmon vazhdimisht. Fillimisht duke ndihmuar financiarisht delegatët që lexuan Deklaratën e 2 Korrikut, më pas duke e pavarësuar institucionin që e udhëhiqet.

“Në vitin 1993 duke qenë kryetar i Bashkësisë Islame dr. Rexhep Boja, Bashkësia Islame e Kosovës ndahet në këtë të sotit. Nuk është më Bashkësia Islame nën riasetin e atëhershëm të ish-Riasetit në Seli në Sarajevë, mirëpo mëvetësohet dhe bëhet Bashkësia Islame e Kosovës”, ka thënë Tërnava.

Boja ishte largpamës, edhe në kohët kur e ardhmja ishte e përgjakshme. Pas gjenocidit që Serbia bëri në Bosnjë, në një konferencë në Kuvajt, ai paralajmëroi për luftën që e pret Kosovën.

“Në një ligjëratë të hapur ku mundë të kenë marrë pjesë mbi 500 veta, ishte në një sheh kishin organizuar atëherë atje dhe si emërtohej ligjërata, “Kasaphanja e ardhme në Kosovë pas asaj të Bosnjes dhe Hercegovinë”. Dhe tash merre me mend në këtë kohë të flasësh për një kasaphane e cila pritet të bëhet në Kosovë, dhe ta bështë të ditur për opinion ndërkombëtare se çfarë të pritet të bëhet në Kosovë dhe të pretendosh të hysh në Kosovë të jetosh në Kosovë, vërtet është dashur me qenë jashtëzakonisht i guximshëm, për ta bërë këtë gjest dhe për ta marr këtë hap”, ka shtuar ai.

Ky qëndrim dinjitoz e patriotik sipas Tërnavës ka bërë që shumë herë të hyjnë edhe ilegalisht në rrugë të ndryshe në shtetin për të cilin ëndërronin lirinë.

Tërnava thotë se Boja ishte njeri unifikues, duke mbajtur raporte shumë të mira edhe me kishën katolike shqiptarë në Kosovë e po ashtu me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Këtë rrugë Boja e ndoqi edhe me njerëzit e rezistencës.

“Edhe tek familja Jashari u takuam edhe me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, pastaj me Hamzën me Bacin Shaban me familjen Jasharaj. Qëndruam për një kohë realitivisht të gjatë atë ditë aty…Dolën na përcollën jashtë Komandanti Legjendar (Adem Jashari) ishte në uniformë, i veshur tërësisht, Hamza ishte me një jelek kështu me uniformë ushtarake…”, ka thënë Tërnava.

Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkësia Islame u kthye në magjen e bukës për këta djem e në ndihmë financiare kur kishin nevojë.

“Kemi pasur diku në atë kohë diku rreth 20 mijë ushtarë, ata kanë pasur nevojë për ushqim tri shujta në ditë dhe në qoftëse vetëm nga 1 euro e llogarisim ditën dhe shpenzime tjera e llogarisimin janë 40 mijë euro. Njerëzit nuk i paramendojnë këto, por ka qenë e kushtueshme, lufta është e kushtueshme”, ka thënë Fatmir Xhelili – Ish-ushtar i UÇK-së.

“Më ka rastisur një herë kam shku bukur vonë natën edhe i kam takuar dr. Rexhep Bojën dhe Naim Tërnavën, kam pasur një kërkesë financiare për ta me na ndihmu edhe ata na janë përgjigjur menjëherë diku në gjysmën e natës mi kanë dhanë një shumë prej 50 mijë eurove (markave).Edhe ajo ka qenë shumë domedhënëse që ne me i vazhdu (pagu)obligimet tona si UÇK”, ka shtuar ai.

Lufta u fitua e Kosova u bë shtet. Pas shpalljes së Pavarësisë, kauzë për të cilën Rexhep Boja kishte punuar gjithë jetën, tash nis një periudhë tjetër. Boja fillon fushatën në vendet Islame nga të cilat kërkon që ta njohin Republikën e Kosovës.

Madje ish-gazetari Elez Osmani tregon se Rexhep Boja e kishte bindur Ministrin e Jashtëm të Egjiptit që të mos e tërheq njohjen.

Në vendin ku kishte përfunduar doktoratën u kthye si ambasador i Republikës së Kosovës. Në Medine në kryeqendrën e Arabisë Saudite, Rexhep Boja shërbeu deri në vitin 2018.

Gjatë 75 viteve jetë, përpoes pjesëmarrjes në 150 konfrenca ndërkombëtare e punës për çështjen kombëtare e fetare, Boja është autor i shumë punimeve shkencore të botuar në revista vendore e ndërkombëtare po ashtu autor i disa librave.

Boja ishte po ashtu nismëtar i themelimit të Fakultetit të Studimeve Islame në vitin 1992, fakultet në të cilin ishte dekan deri në vitin 2012.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika