Athina zbulon ngjyrat e saj të vërteta

Galeritë greke dhe romake, ishin të pikturuara fillimisht

A e dini se shumë nga skulpturat e mermerit të bardhë që shihni në galeritë greke dhe romake ishin të pikturuara fillimisht.

Muzeu i Arteve të Bukura në Boston, tregon për teknologjinë e fundit që Muzeu po përdor për të bërë zbulime të reja në lidhje me pamjen e skulpturave antike.

Katie Hanson – Muzeu i arteve të bukura

“Nëse keni qenë në një muze arti atëherë me siguri keni parë mermer të bardhë në skulptura si këto. Por, ju mund të mos e dini se e gjithë kjo është një mermer bosh i bardhë, i cili  fillimisht ishte i mbuluar me ngjyrë të ndritshme. Artistët dhe studiuesit e kanë njohur këtë metodë prej kohësh, kjo nga tekstet dhe përshkrimet e lashta. Mirëpo, nganjëherë mbetjet arkeologjike ruajnë gjurmët e dukshme të ngjyrave që quhet polikromi”, ka thënë Katie Hanson nga Muzeu i arteve të bukura.

Muzeu është duke hulumtuar ngjyrat e këtyre skulpturave dhe duke u munduar që t’i rindertojë ato, që i takojnë vitit 1891.

“Skulpturat dhe gjithë veprat e Athinës së lashtë, janë ato në të cilat mund të bësh hulumtime të thella, për shkak të strukturës së tyre. Nëse i shikoni nga afër, disa nga origjinalet, pigmentët janë të dukshme, se si kanë mbetur ngjyrat e pikturave në to.  Ju duhet t’i shikoni vërtet nga afër për të kuptuar. Fillimisht duhet të fotografohen, duke përdorur dritat dhe filtrat, që të gjurmoni më lehtë. Më pas u zbulua pigmenti i njohur egjiptian blu. Kjo tregon që këto vepra historike paraprakisht ishin të pikturuara”, ka shtuar Hanson.

Ky proces zbuloi shumë gjëra interesante. U bë e ditur se vizatimet fillimisht janë bërë vetëm me një vijë të trashë.

Kështu Muzeu i Arteve të Bukura në Boston, ka zbuluar se disa nga veprat e lashta, sidomos të Athinës antike, fillimisht janë pikturuar e më pas janë kthyer në skulptura.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika