Daljet publike i ka të rralla kohëve të fundit, por të premten është e sigurt se do të ketë paraqitjen e radhës.

Erden Atiq i Vetëvendosjes që i fitoi zgjedhjet, do të betohet e do të marr pushtetin si kryetar i Mitrovicës së Veriut, këtë të premte.

Se cilat punë do t’i ketë prioritet, e kë do ta ketë në drejtori e kabinet, ishin pyetjet që ishte në plan t’i shtrohen, por Atiq nuk i’u përgjigj ftesës për prononcim përmes telefonit.

Ndërkohë sipas burimeve të RTV Dukagjini është mësuar se pos drejtorive përfaqësues serbë mund të ketë edhe në pozita më të larta në kabinetin e Atiqit.

E këtë e ka thënë edhe gazetari serb, Branislav Kërstiq.

“Sipas informatave që i kam, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka aranzhu edhe disa serbë si drejtorë ose edhe sektorë të tjerë. Cilat janë ata serbë? Nuk janë zgjedhur, a janë legjitim, janë. Janë sepse në çdo pushtet lokal ose qendror në gjithë botën ata që janë ekspertë për diçka lirisht e kanë mundësinë edhe pa dalur në zgjedhje me qenë pjesë e pushtetit”, ka thënë ai.

Krahas kësaj Kërstiq beson se procesi i betimit të kryetarëve do të kalojë pa incidente por me zhvillime të reja në nëntor.

“Tash më duket jemi në pragun e një periudhe shumë të qetë, kur nisemi me formimin e atij vetmenaxhimin ose asociacionin. Pres që deri më nëntor të këtij viti të ketë zgjedhje të reja”

Zgjedhjet edhe mund të ketë por për qytetarët e zakonshëm problemet vazhdojnë të mbeten po të njëjtat.

Skender Sadiku, Zëvendës kryesues i asamblesë komunale

“Po këtu është një kërkesë të cilën e ka bërë një qytetare e cila është dëmtuar prej reshjeve. I është dëmtuar një mur mbrojtës në shtëpi, dhe këto janë temat me të cilat duhet të merremi ne si qytetar por edhe kryetari në ardhje”

Kjo serbe të cilës nuk iu zbulua identiteti duhet të presë për shkak se aktualisht funksionale nuk është as Drejtoria për Emergjenca.

Për të shmangur këtë vakum të cilin po e vuajnë vet serbët, Kryesuesi i Kuvendit Komunal e cilëson të domosdoshëm që nga dita e premte të nisë punën kryetari i ri.

Nedzad Ugljanin, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut

“Të tjera drejtori si kadastrit, shërbimet inspektoriale dhe për sport, kulturë dhe të tjera, nuk kemi pasur. Por tash duhet të vijë deri të fuqizimi sepse Kuvendi Komunal e ka kryer detyrën ligjore për mbrojtjen e interesave shtetërore”

Ugljanin thotë se në rend dite shumë shpejt do të jetë ri-ndërtimi i xhamisë, mullirit të vjetër, e po ashtu hapa konkret në ri-ndërtimin e shtëpive të djegura në veri, për të gjitha etnitë pa përjashtim.