Atiq dërgon kërkesë për auditim të komunës për vitet 2021 – 2022

Kryetari i ri i komunës së Mitrovicës Veriore ka kërkuar zyrtarisht një auditim të komunës për vitet 2021 dhe 2022. Kërkesat e tij përfshijnë shqyrtimin e raporteve financiare, vlerësimin e ligjshmërisë dhe përdorimit të fondeve, si dhe vlerësimin e sistemit të menaxhimit financiar dhe auditimit të brendshëm

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Kryetari i ri i komunës së Mitrovicës Veriore ka kërkuar zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit që të fillojë auditimi i komunës së Mitrovicës së Veriut për vitet 2021 dhe 2022.

Kërkesat e Atiq ishin:

*Ekzaminoni pasqyrat vjetore financiare dhe llogaritë kryesore të institucionit të audituar, me qëllim të vlerësimit nëse raportet janë të besueshme dhe llogaritë pasqyrojnë rezultatet e realizimit të buxhetit në mënyrë të drejtë

*Vlerësoni nëse menaxhmenti iu ka përmbajtur ligjeve dhe akteve nënligjore të zbatueshme dhe nëse fondet janë përdorur për qëllimet e synuara; dhe

*Vlerësoni funksionimin e sistemit të menaxhimit financiar, funksionet e auditimit të brendshëm dhe sistemet kontrollit të brendshëm

Ndryshe, nga katër komunat e veriut, e vetmja Mitrovica e Veriut është duke funksionuar normalisht. Në këtë komunë nuk ka pasur protesta e as incidente.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika