Të hyrat tatimore nga janari deri me 31 mars 2023 kanë shënuar rritje për 32.8 milion euro apo 18.5% me shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kështu bëri të ditur Administrata Tatimore e Kosovës, sipas së cilëve po ashtu “Shuma e përgjithshme e të hyrave të mbledhura për këtë tremujor është gjithsej 210.4 milion euro, ku kemi më shumë të hyra të mbledhura për 6.2 milion euro krahasim me planin për këtë periudhe”.

Sipas ATK-së, në rritjen e të hyrave kanë ndikuar reformat e shumta sipas tyre që janë marrë nga të vitet e fundit.

“Faktorët të cilët kanë ndikuar rritjen e të hyrave, janë reformat e shumta të cilat ka ndërmarr ATK vitet e fundit, siç janë konsolidimi i funksionit në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore, digjitalizimin e 100% të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, projektet e përmbushjes tatimore etj. Veç këtyre, indikacion i rëndësishme në rritjen e të hyrave tatimore janë edhe mekanizmat e dizajnuar në rritjen e llogaridhënies nga ana e stafit, e cila edhe është vlerësuar së fundi nga raportet e organizatave ndërkombëtare – FMN, UNDP etj”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Në reagimin e tyre thuhet se ATK do të vazhdoj intensitetin e shtuar të rritjes së aktiviteteve në teren “me qellim të implementimit të planit operativ dhe planit të përmbushjes për vitin 2023”.

ATK ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës t’i lajmërojnë rastet ku hasen parregullsi tatimore.