ATK-ja del me njoftim për të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë dhënë dhe japin sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

Tatimpaguesit të cilët kanë dhënë dhe japin sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit janë të obliguar që të dorëzojnë në ATK, Vërtetimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe dëshmitë, e pagesave në emër të sponzorizimit

Administrata Tatimore e Kosovës del me njoftim të rëndësishëm për të gjithë tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë dhënë dhe japin sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, janë të obliguar që të dorëzojnë në ATK, Vërtetimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe dëshmitë, e pagesave në emër të sponzorizimit.

“Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, Ligjin Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Ligjin Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Rregulloren (MKRS) Nr. 01/2018 për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, tatimpaguesi i cili jep sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit është i obliguar që të dëshmoj dhënien e sponsorizimit si kontribut për aktivitete me interes publik, përmes Vërtetimit nga MKRS dhe pagesës së sponsorizimeve, me qëllim që të përfitoj zbritje nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave”, ka njoftuar Administrata Tatimore e Kosovës.

Siç ka njoftuar ATK-ja, nëse sponsorizuesi ka statusin e personit juridik dhe dëshiron që të jep kontribute, gjegjësisht sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, atëherë ato kontribute duhet të llogariten sipas Ligjit Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tutje nga ATK-ja në postimin në Facebook kanë thënë se sponsorizimet pranohen vetëm nëse plotësohen kriteret e përcaktuara me Ligj dhe në rast se përfituesi ka dëshminë prej MKRS sipas nenit 4 dhe 16 të Ligjit Nr. 05/L -090 për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe nenit 11 të Rregullores Nr.01/2018 për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Gjithashtu ATK-ja u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve të cilët kanë shfrytëzuar zbritjen e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave për vlerën e sponsorizimeve të dhëna dhe nuk posedojnë dokumentacionin në rregull ashtu siç kërkohet me Ligjin për Sponsorizime, të bëjnë korrigjimet e tyre në deklaratat tatimore për periudhën përkatëse, në të kundërtën ATK detyrohet që të ndërmarrë masat e përcaktuara me Ligj.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika