ATK-ja krijon mundësinë e pagesës me këste të obligimeve tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ata që kanë vështirësi për t'i paguar obligimet e tyre tatimore, tashmë mund të kërkojnë t’i paguajnë me këste për një periudhë të caktuar

Administrata Tatimore e Kosovës - ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ata që kanë vështirësi për t’i paguar obligimet e tyre tatimore, tashmë kanë të drejtë që të kërkojnë t’i paguajnë me këste për një periudhë të caktuar.

ATK ka njoftuar qytetarët se për ta bërë këtë duhet të lajmërohen në ATK, të tregojnë që kanë vështirësi financiare dhe ta bëjnë një plan të pagesës.

“E drejta për pagesë me këste të obligimeve tatimore. Nga tatimpaguesi pritet që të paguajë detyrimin tatimor në shumë e duhur dhe në kohën e duhur, siç është e përcaktuar me ligj. Nëse tatimpaguesi ka vështirësi të përkohshme financiare të cilat mund të shkaktojnë vonesa në shlyerjen e obligimeve tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë të kërkojë që obligimet t’i paguajë me këste, duke bërë një plan pagese për një periudhë të arsyeshme kohore. Për ta bërë këtë, tatimpaguesi duhet të dëshmojë për vështirësitë financiare, të dakordohet me ATK-në për një marrëveshje të arsyeshme për pagesa dhe ta respektojë atë marrëveshje”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika