ATK-ja për një javë grumbulloi 1 milion e 157 mijë euro borxhe

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se 1 milion e 157 mijë euro borxhe janë paguar nga 29 subjekte me obligime të papaguara

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se nga aksioni i zhvilluar i javës së kaluar në 29 subjekte biznesore ka mbledhur të hyra mbi 1 milion euro.

Ne kuadër të këtij aksioni kanë bërë inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që tatimpaguesit kanë hyrë me ATK-në, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar.

“Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarrë të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri te konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor”.

“Trendi rritës i të hyrave vazhdon ta dominojë inkasimin edhe për periudhën janar-tetor 2022, ku përtej planit jemi për 12.9 milionë euro apo 2.1%. Përderisa, vlera totale e inkasimit shkon në 623.6 milionë euro tatime. Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 111.1 milionë euro apo 21.7%”, thuhet në njoftim Administrata Tatimore e Kosovës.

Vlerësim për rritje dyshifrore të të hyrave së fundi ATK-ja ka marrë edhe nga raportet ndërkombëtare, si ai nga Komisioni Evropian dhe PEFA. Në këto raporte theksohet se progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, ku të ardhurat e përgjithshme për vitin fiskal 2021 ishin 19% më të larta se në vitin 2020 (të hyrat e përgjithshme, ATK & Doganë).

Janar-Tetor-2019-2022

Shija e redaktorit

Gazetari i RTV Dukagjinit, Dardan Idrizi shpallet fitues i çmimit...

Në ditën e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), kjo organizatë ka mbajtur një event, në të...

Fotografia familjare e Samitit në Tiranë

Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e Samitit në Tiranë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, kanë realizuar "fotografinë familjare" në ambientet e Hotel Marriott,...

Fury mposht Chisoran, mbron titullin botëror të peshave të rënda

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka mposhtur Derek Chisoran ​​për të mbrojtur titullin e tij WBC, të peshave të rënda. Meçi ka zgjatuar deri në raundin...

Më të lexuarat

BE merr ‘anë’ në raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Emrimi i Nenad Rashiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve të...

Kosova me rrugë të pasigurta, pothuajse çdo 25 minuta një...

Në rrugët e Kosovës gjatë vitit 2020, kishin ndodhur, gjithsej, 12 mijë e 657 aksidente, ndërsa në vitin 2021 numri i aksidenteve ishte rritur...

Tentim grabitje e armatosur në një market të Gjilanit

Një tentim grabitje ka ndodhur në komunën e Gjilanit, më saktësisht në marketin Tina. Punëtorët e marketit ia kanë dalë t'ia marrin armën nga dora...

Të fundit nga rubrika