ATK-ja për qytetarët që merren me aktivitete afariste: Regjistroni veprimtaritë ekonomike dhe deklaroni të punësuarit tuaj

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka rikujtuar qytetarët që merren me aktivitete afariste të regjistrojnë veprimtaritë ekonomike dhe t'i deklarojnë të punësuarit e tyre

Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka rikujtuar qytetarët që merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Unik Identifikues / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre.

“Po ashtu, ATK, rikujton të gjithë personat që zhvillimin e veprimtarisë ekonomike ta kenë në harmoni me Kodin e Veprimtarive Ekonomike NACE Rev.2, si dhe të kenë të hapura llogaritë përkatëse tatimore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Po ashtu Administrata Tatimore e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen apo të përditësojnë të dhënat e tyre dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

“Gjithashtu ATK, ju njofton se aktivitetet e saj, do të përqendrohen pikërisht te këto veprimtari, prandaj, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në mënyrë që të mos bëheni subjekt i ndëshkimeve të përcaktuara me Ligj”, thuhet tutje në njoftimin e ATK-së.

Tutje ATK-ja ka theksuar se me kryerjen e detyrimeve tatimore, qytetarët kontribuojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika