ATK: Ka rritje mbi 78 milionë euro nga tatimpaguesit në krahasim me vitin 2022

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në krahasim me vitin paraprak 2022, ka rritje të të hyrave me shifrën mbi 78 milionë euro, ose 18.1%

Administrata Tatimore e Kosovës - ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të hyrat për vitin 2023 kanë shënuar rritje për 78.9 milionë euro, në krahasim me vitin 2022.

Përmes një postimi në Facebook, ATK-ja tregon se gjatë periudhës janar-korrik 2023 janë grumbulluar 514.8 milionë euro nga tatimpaguesit.

“Në periudhën janar – korrik/2023, të hyrat e grumbulluara janë 514.8 milionë euro, nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kemi rritje mbi 78.9 milionë euro më shumë apo 18.1%”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Në njoftim thuhet se mjedisi ku ATK-ja vepron është mjedis kompleks dhe mjedis që vazhdimisht pëson ndryshime.

“Mjedisi në të cilin ATK vepron është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron Administratën Tatimore që të reagojë paanshëm në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ATK-ja, përmes këtij njoftimi u bënë thirrje të gjithëve të paguajnë tatimet me moton “Paguani tatimet ndërtojeni vendin tuaj!”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika